灾难---[zāi nàn]---Katastrofë
Tre institute studimore kineze publikuan të hënën një raport, ku me të dhëna shifrore dhe studime akademike, pasqyrohet situata e vërtetë antiepidemike në ShBA. Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës vuri në dukje në një koment se banorë të pafajshëm amerikanë janë bërë sakrifica të "lojës politike", ndërsa loja politike ka sjellë një katastrofë humanitare.
Spital amerikan me pacientë të COVID-19(VCG)
Në koment thuhet se deri tani, numrat e të infektuarve dhe të vdekurve prej COVID-19 në ShBA i kalojnë përkatësisht 35 milionët dhe 610 mijët, duke qenë më të lartat në botë për një vend të vetëm. Epidemiologu dhe ish-drejtori i Qendrës së Kontrollit dhe të Parandalimit të Sëmundjve të ShBA-së William Foege e quajti këtë si "masakër". "Ai ka të drejtë, sepse për amerikanët, pasojat kaq të rënda nuk janë vetëm për shkak të fatkeqësisë natyrore, por edhe të konflikteve partiake, gjë që ka politizuar luftën kundër epidemisë, duke çuar në humbjen e jetës së shumë banorëve që ndryshe nuk do të kishin vdekur", thuhet në komentin e CMG-së.
"Në fazën fillestare të shpërthimit të epidemisë, autoritetet amerikane shpërfillën paralajmërimet e shumta dhe u përpoqën 'të zbutnin' rreziqet e virusit. Për të garantuar zhvillimin ekonomik në favor të konsolidimit të mbështetjes së votuesve për Partinë Republikane gjatë fushatës zgjedhore, politikanët deklaruan se COVID-19 është si një grip i zakonshëm. Ndërsa, kur virusi ishte duke u përhapur gjerësisht në shtetet Nju-Jork, Kaliforni etj., politikanët demokratë i kushtuan më shumë vëmendje luftës me fjalë kundër rivalëve, në vend të mobilizimit të forcave antiepidemike. Pastaj, që nga zhvillimi i testeve të acidit nukleik e urdhri i mbajtjes së detyrueshme të maskës deri në ruajtjen e distancimit shoqëror dhe vaksinimin, pothuajse çdo masë kundër epidemisë ka qenë plot konfliktet dypartiake. Grindjet e brendshme kanë ndikuar në veprimet kombëtare në luftën antiepidemike, duke humbur shumë kohë të çmuar për të frenuar përhapjen e virusit, kur shtohej pandërprerë numri i viktimave", shkruhet në komentin e CMG-së.
Spital amerikan me pacientë të COVID-19(VCG)
Sipas një njoftimi të 20 majit të gazetës "New York Times", një grup studiuesish të Universitetit amerikan të Kolumbias nëpërmjet një modeli analize shifrore, arritën në përfundimin që deri më 3 maj, nëse qeveria amerikane do të merrte një javë më parë masat përballuese, numri i të vdekurve nga COVID-19 do të kishte pakësuar me 36 mijë, ndërsa nëse kjo do të ndodhte dy javë më parë, me 54 mijë.
"Dështimi i masave antiepidemike të ShBA-së tregon keqfunksionimin e sistemit demokratik të stilit amerikan. Një sistem që cilësohet si ‘kontroll dhe balancim’ i pushtetit, është bërë një lojë politike. Mosmarrëveshjet ekzistojnë kudo në sistemin politik të këtij vendi, midis dy dhomave të Kongresit, midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit, midis qeverisë qendrore dhe shteteve të ndryshme, duke përfshirë edhe sistemin ligjzbatues. Ky sistem ka çuar në dështimin e ShBA-së në luftën antiepidemike. Kolumnisti i ‘Los Angeles Times’-it Doyle McManus u shpreh në një artikull të tij se, meqë mungon një taktikë e njësuar kundër pandemisë dhe pro rigjallërimit ekonomik dhe 50 shtetet e ndryshme veprojnë në mënyrë të pavarur, po jetojmë në një ShBA të përçarë", përfundon komenti i CMG-së.(Zhang Yan/Artan)