失败---[ shī bài]---Dështim
Foto:Xinhua
Tre qendra kineze të studimit të politikave publikuan të hënën një raport studimor, ku kritikohet përgjigjja e ShBA-së ndaj pandemisë së COVID-19.
Raporti u hartua nga Instituti i Financave “Chongyang” i Universitetit “Renmin” të Kinës, Instituti i Studimit të Politikave “Taihe” dhe Instituti i Studimit të Politikave “Haituguozhi”.
Foto:VCG
Në raport thuhet se ShBA-ja nuk arriti ta përmbajë virusin dhe ka numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve prej COVID-19 në botë. Mbi 600 000 amerikanë kanë humbur jetën nga virusi për shkak të keqmenaxhimit të krizës, ndërsa disa media amerikane përsëri e vlerësuan ShBA-në si vendin numër një në botë për përgjigjen ndaj pandemisë.
"Shembulli më i fundit absurd është vendosja nga ‘Bloomberg’-u e ShBA-së në vendin e parë në renditjen e qëndrueshmërisë ndaj COVID. Kjo nuk mund të merret seriozisht," tha Martin Jacques, një bashkëpunëtor i vjetër shkencor nga Universiteti i Kembrixhit, në konferencën e shtypit për publikimin e raportit përmes lidhjes me video.
Foto:VCG
Jacques gjithashtu theksoi që, nëse pandemia e koronavirusit të ri nuk do të kishte ndodhur në sfondin e përkeqësimit të marrëdhënieve kino-amerikane, situata mund të kishte qenë shumë e ndryshme, duke shtuar: "COVID-19 është ndoshta testi më i madh i qeverisjes në botë pas Luftës së Dytë Botërore dhe ShBA-ja e Perëndimi dështuan në mënyrë të mjerueshme."
Sipas raportit, mungesa e njohurive shkencore është ndoshta shkaku që ShBA-ja nuk e kontrolloi dot përhapjen e epidemisë. Raporti akuzon ish-presidentin amerikan Donal Trump për përhapjen e lajmeve të rreme mbi koronavirusin e ri.
Në raport theksohet se Donald Trump-i është nxitësi më i madh i prodhimit të informacioneve të rreme mbi COVID-19.
Në dokument thuhet se pandemia thelloi ndarjen e shoqërisë amerikane, ndërsa teoritë konspirative për origjinën e virusit përkeqësuan qëndrimet ngacmuese dhe diskriminimin ndaj aziatiko- amerikanëve.
Foto:VCG
Demokratët dhe republikanët ishin të ndarë për sa u përket masave të parandalimit dhe të kontrollit ndaj virusit, sidomos lidhur me mbajtjen e maskës. Qëndrimi tolerues i ShBA-së ndaj epidemisë solli reagim zinxhir në vendet e tjera. Në raport thuhet se pas shpërthimit të epidemisë, mbi 20 milionë shtetas amerikanë shkuan jashtë ShBA-së, gjë që shpejtoi përhapjen e virusit.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Financave “Chongyang” të Universitetit “Renmin” të Kinës Wang Wen tha: "Për problemet e politikave të kontrollimit të COVID-19, si vaksinimi, distancimi shoqëror etj., politikanët amerikanë gati nuk kanë arritur asnjë konsensus. Kjo është tragjedia e sistemit politik dhe shoqëror të ShBA-së."
Raporti thekson gjithashtu që ShBA-së i mungon ndjenja e përgjegjësisë në fushën e ofrimit të vaksinave të COVID-19. Eksporti i vaksinave amerikane zë më pak se 1% të vëllimit të përgjithshëm të prodhimit të tyre. (Çang Çuo)