干涉---[gān shè]---ndërhyrje
Më 4 gusht në mbrëmje, në Takimin e 11-të të Ministrave të Jashtëm të Samitit të Azisë Lindore, këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi mbajti fjalimin e rastit mbi bashkëpunimin e Azisë Lindore. Pas fjalimit, ShBA-ja dhe Japonia paraqitën çështjet e Xinjiang-ut dhe Hong-Kongut, duke sulmuar Kinën me pretekstin e të drejtave të njeriut. Si reagim, Wang Yi kërkoi menjëherë një fjalim tjetër, ku ai hodhi poshtë prerazi fjalët e ShBA-së dhe Japonisë.
(Foto: Beijing Daily)
Wang Yi vuri në dukje që nuk është e habitshme që ndonjë vend, si ShBA-ja, shfrytëzon një platformë shumëpalëshe për të hedhur baltë ndaj punëve të brendshme të Kinës. Këto deklarata të vjetra as nuk ia vlen të hidhen poshtë dhe vendet e ASEAN-it nuk shprehën mbështetje për to. Por, sipas parimit të barazisë, pala kineze absolutisht ka të drejtën për t’i hedhur poshtë fjalët përkatëse.
Wang u shpreh që çështjet e Xinjiang-ut dhe Hong-Kongut janë punë të brendshme të Kinës. ShBA-ja dhe disa vende kanë bërë thashetheme dhe përbaltje ndaj punëve të brendshme të Kinës, duke shkelur rëndë parimin bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe duke prishur rëndë parimin e barazisë sovrane. “Për veprime të tilla të ulëta, ne do të hedhim poshtë çdo fjalë dhe veprim nga ana juaj,” theksoi Wang.
Ai u shpreh që këto vite, popullsia ujgure është dyfishuar, jetëgjatësia është ngritur shumë, të ardhurat e banorëve janë në rritje vit pas viti dhe niveli i arsimit është gjithnjë e më i lartë. “Nuk e kuptojmë se ku e kanë gjetur ‘gjenocidin’. Po të flasim për gjenocid, vrasja masive e indianëve të Amerikës ishte vërtet gjenocid. ShBA-ja ka filluar luftëra në shumë vende dhe ka shkaktuar vdekje të shumta të njerëzve të pafajshëm. Ky është vërtet krimi kundër njerëzimit,” tha Wang Yi.
Kreu i diplomacisë kineze theksoi që, duke mbajtur qëndrim të hapur dhe transparent, qeveria e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit ka hedhur poshtë me fakte dhe me të dhëna gënjeshtrat e ndryshme dhe pjesëtarët e pakicave kombëtare në Xinjiang, duke përfshirë ujgurët, kanë kritikuar lajmet e rreme të ndryshme duke treguar përvojat e veta. Por këto ShBA-ja hiqet nuk i dëgjon dhe i shikon. “Duam të pyesim se ku ndodhet morali juaj? Ku është besueshmëria juaj? Qëndrimet dhe veprimet tuaja janë arroganca dhe paarsyeshmëria tipike perëndimore,” tha ai.
Wang Yi u shpreh që hartimi i ligjit të sigurisë kombëtare për Hong-Kongun dhe reformimi i sistemit zgjedhor të Hong-Kongut kanë ristabilizuar gjendjen në këtë rajon dhe kanë përmirësuar sundimin e ligjit aty, kanë garantuar të drejtat e ligjshme të qytetarëve hongkongas e të të huajve që jetojnë në Hong-Kong dhe kanë krijuar mjedis të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për zbatimin e parimit “Një vend, dy sisteme”. “70 % e qytetarëve hongkongas janë të kënaqur nga gjendja e tanishme. Mirëpo ju po shprehni të ashtuquajturin ‘kujdes’. Çfarë kujdesi po tregoni? Po shpresoni që në Hong-Kong të rikthehen trazirat? Dëshironi që forcat për ‘pavarësinë e Hong-Kongut të ridalin në rrugët e Hong-Kongut? Dua t’ju bëj të qartë se nuk mund të ketë një ditë të tillë dhe mos ëndërroni më për këtë! ” tha ministri i Jashtëm kinez.
Wang Yi theksoi më tej që multilateralizmi pasqyron përparimin e kohës dhe është rruga e drejtë për zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara. Kina mbështet deklaratën e ASEAN-it për multilateralizëm dhe është e gatshme që të ruajë sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb dhe rendin ndërkombëtar me ligjin ndërkombëtar si bazë. Krahas këtyre, duhet të ruhet vigjilenca ndaj multilateralizmit të rremë, veçanërisht ndaj forcave që e shfrytëzojnë multilaterizmin për të provokuar kundërvënie në grup. Nuk duhet të mënjanohet statusi qendror i ASEAN-it në bashkëpunimin rajonal dhe nuk mund të krijohet një sistem tjetër në vend të mekanizmit të tanishëm të pjekur të bashkëpunimit në këtë rajon.