政治化---[zhèng zhì huà]---Politizim

Ditët e fundit, raporti mbi një sondazh me përdoruesit e internetit në mbarë globin nga Rrjeti Televiziv Global i Kinës (CGTN), ka tërhequr vëmendjen e madhe të bashkësisë ndërkombëtare. 80 për qind e votuesve nga mbarë bota janë të mendimit se gjurmimi i burimit të COVID-19 është politizuar dhe ata përkrahin zhvillimin e kësaj pune paralelisht në disa vende të botës.

Në fund të marsit të këtij viti, pas përfundimit të punës në Kinë, grupi i përbashkët i hetimit OBSh-Kinë publikoi zyrtarisht një raport, duke vënë në dukje se "ka jashtëzakonisht pak gjasa" që COVID-19 të ketë dalë nga laboratori kinez dhe duke propozuar që të vazhdojë kërkimi i rasteve më të hershme të infektimit në një sferë më të gjerë në mbarë globin. Përfundimi dhe propozimi i bërë në këtë raport tregojnë drejtimin për punët e ardhshme të gjurmimit të burimit të koronavirusit dhe duhen respektuar e mbrojtur, shkruan Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një koment.

Por një numër i vogël vendesh, përfshirë ShBA-në, shpërfillin bazën shkencore të këtij raporti dhe e kanë politizuar gjurmimin e burimit në mënyrë të paskrupull, duke shtypur një numër shkencëtarësh që respektojnë frymën shkencore, duke u dhënë urdhër shërbimeve të zbulimit të nxjerrin të ashtuquajturin përfundim të gjurmimit të burimit brenda 90 ditëve dhe duke ushtruar trysni ndaj OBSh-së për të shpallur fazën e dytë të planit të gjurmimit, duke shkelur kështu frymën e shkencës dhe parimin e bashkëpunimit. Njëkohësisht, një pjesë e amerikanëve duan të shfajësohen për dështimet e tyre në përballimin e pandemisë, duke përbaltur dhe shtypur Kinën.

Manipulimet e njëpasnjëshme politike e kanë penguar seriozisht rendin e gjurmimit të burimit të COVID-19 në mbarë globin dhe e kanë dëmtuar shumë bashkëpunimin global në përballimin e pandemisë. Këto veprime kanë ngjallur zemërim në mbarë botën. Kohët e fundit, afro 60 vende i dërguan letër sekretarit të përgjithshëm të OBSh-së ose bënë deklarata të veçanta, duke theksuar se gjurmimi i burimit të COVID-19 nuk duhet politizuar. Me këtë rast, sondazhi i CGTN-it me përdoruesit të internetit në mbarë globin vërteton më qartë këtë konsensus global, komenton CMG-ja.

Ky sondazh, që nisi nga mëngjesi i 24 korrikut sipas orës së Pekinit, u zhvillua në gjashtë gjuhët zyrtare të OKB-së: kinezishte, anglishte, rusishte, frëngjishte, spanjishte dhe arabishte. Deri në orën 22 të 25 korrikut, për pyetjen nëse ka pasur "politizim të gjurmimit të burimit të COVID-19", mesatarisht 83 për qind e përdoruesve të internetit në anglishte, spanjishte, frëngjishte, arabishte dhe rusishte votuan pro në "Facebook".

Ndërsa në "Twitter", iu përgjigjën “po” kësaj pyetjeje 90 %, 88 %, 83 % dhe 70 % e përdoruesve të internetit përkatësisht në gjuhët spanjolle, franceze, ruse dhe angleze. Në rrjetin social në gjuhën kineze "Weibo", 95 për qind e përdoruesve të internetit e përkrahin këtë qëndrim.

Vlen të tregohet vëmendje se përdoruesit e internetit në mbarë globin janë të ndërgjegjshëm për orvatjen e politikanëve perëndimorë, sidomos të atyre amerikanë, për politizimin e gjurmimit të burimit të COVID-19. Një përdorues i internetit në gjuhën angleze vuri në dukje se gjurmimi i burimit të koronavirusit është një taktikë politike e ShBA-së për frenimin e ngritjes së Kinës. Arabishtfolësit në internet komentuan se koronavirusi është politizuar në periudhën e Trump-it dhe se kjo është një gënjeshtër e fabrikuar nga vendet perëndimore, por publiku duhet të mos gënjehet nga politikanët.

Në këtë sondazh të CGTN-it përfshihen edhe dy pyetje të tjera. Për pyetjen e dytë: "A i përkrahni hetimet në disa vende për gjurmimin e burimit të koronavirusit?", ndër përdoruesit e "Twitter"-it që morën pjesë në votim, pjesa e përkrahjes ishte 83 për qind, ndërsa në "Facebook" 79 për qind.

Lidhur me pyetjen për "punët më urgjente në përballimin e COVID-19 në mbarë globin", përdoruesit e internetit që morën pjesë në sondazh zgjodhën kryesisht shtimin e furnizimit me vaksina, shpejtimin e trajtimit mjekësor dhe bllokimin e zonave të prekura nga epidemia. Kjo tregon se njerëzit në mbarë botën e kanë të qartë se puna më urgjente e përblllimit të pandemisë është shpëtimi i jetës, por politizimi i gjurmimit të burimit të COVID-19 nga një pjesë perëndimorësh është bërë pengesa kryesore në përballjen me COVID-19, fundoi në komentin e CMG-së. /foto nga VCG (Wang Lei/ Artan)