投资---[tóu zī]---investim
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, investimet kineze jashtë vendit patën një rritje të qëndrueshme. Edhe tregtia elektronike ndërkufitare ruajti rritjen e shpejtë, duke realizuar një vëllim të përgjithshëm import-eksporti prej 886.7 miliardë juanësh, me një rritje 28.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në një konferencë shtypi të zhvilluar kohët e fundit nga Zyra e Informacionit pranë Këshillit të Shtetit, zyrtarja e Ministrisë së Tregtisë të Kinës Guo Tingting tha se në gjashtë muajt e parë të sivjetshëm, investimet kineze jashtë vendit patën një zhvillim të qëndrueshëm. Gjatë kësaj periudhe, investimet e drejtpërdrejta jofinanciare i kaluan 348.8 miliardë juanët, duke u ulur 3.7 për qind në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Ndërkohë, investimet në vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" u shtuan 8.6 për qind dhe është përmirësuar më tej struktura e investimeve.
Parku Industrial Kinë-Bjellorusi"Guri i Madh" në Minsk, më 6 korrik 2019/ foto nga VCG
"Në gjysmën e parë të këtij viti, investimet e drejtpërdrejta jofinanciare në vendet përgjatë 'Një brez, një rrugë' arritën në 62 miliardë juanë, me një rritje prej 8.6 për qind, dhe pesha specifike e tyre kundrejt investimeve të përgjithshme kineze jashtë vendit u ngrit në 17.8 për qind. Projektet kineze me kontratë në këto vende patën një xhiro prej 254.67 miliardë juanësh, duke zënë 57.9 për qind të projekteve kineze me kontratë në vende të tjera. Në Parkun Industrial Kinë-Bjellorusi u vendosën 71 ndërmarrje, ndërkohë që hekurudha me shpejtësi të lartë Xhakartë-Bandung, hekurudha Hungari-Serbi, porti i Kolombos etj. kanë pasur përparime pozitive," shpjegoi Guo.
Vlen të përmendet se, gjatë një viti, në tregun e transportit detar është shfaqur mungesa e kontejnerëve dhe çmimi i transportit detar ka pasur rritje të vazhdueshme. Lidhur me këtë, zyrtari i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Li Xingqian tha se kjo ministri dhe departamentet përkatëse kanë ndjekur me vëmendje të mëdha transportin detar dhe po nxitin shtimin e vëllimit të prodhimit të kontejnerëve dhe garantimin e kapacitetit të transportit, duke forcuar kontrollin e çmimeve. Nën drejtimin e ministrisë, krahinat përkatëse kineze kanë marrë masa përballuese.
Dy kliente dyqanin të biznesit elektronik ndërkufizar për blerjen e mallrave të importuara, në qytetin Nantong të provincës Jiangsu të Kinës Lindore, 19 korrik 2021/ foto nga VCG
Li Xingqian bëri të ditur gjithashtu se, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, tregtia elektronike ndërkufitare ka ruajtur prirjen e mirë e ka realizuar një rritje dyshifrore.
Lidhur me bllokimin e llogarisë së shumë shitësve në "Amazon.com", Li tha se në përgjithësi ky është një problem gjatë zhvillimit të shërbimit të ri të tregtisë së jashtme dhe u përket "dhembjeve së rritjes". Zyrtari i Ministrisë së Tregtisë shprehu shpresën se kjo platformë e tregtisë elektronike do ta çmojë kontributin e kompanive, do të respektojë plotësisht subjektet e ndryshme tregtare dhe do të gjejë një rrugë të ligjshme e të arsyeshme.
"U kemi kërkuar ndërmarrjeve kineze të respektojnë ligjet dhe rregullat e vendeve të tjera, si dhe doket e zakonet vendore, duke e kryer biznesin sipas ligjeve e rregulloreve. Do t'u japim ndihmë ndërmarrjeve kineze për t’u përshtatur me rregullat dhe standardet e tregtisë ndërkombëtare. Ndërkohë, do të përkrahim me vendosmëri ndërmarrjet kineze të mbrojnë të drejtat e interesat e veta të ligjshme dhe do të nxitim shkëmbimet e bashkërendimin e subjekteve të hallkave të ndryshme të tregtisë," u shpreh Li Xingqian. (Wang Lei/ Artan)