干扰---[gān rǎo]---ndërhyrje
foto nga VCG
Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi publikoi planin e fazës së dytë të gjurmimit të koronavirusit, ku hipoteza se "Kina ka shkelur procedurat laboratorike dhe kjo ka shkaktuar daljen e virusit" është një nga përparësitë e kërkimit. Një gjë se tillë bie seriozisht në kundërshtim me përfundimet e raportit të përbashkët studimor mbi gjurmimin e origjinës së koronavirusit në Kinë të publikuar nga kjo organizatë në fund të marsit. Në atë kohë, raporti theksoi se "dalja prej laboratorit" ishte "jashtëzakonisht shumë pak e mundur".
Për t'i shpjeguar me hollësi bashkësisë ndërkombëtare situatën e koronavirusit në Kinë, zyrtarët kinezë mbajtën të enjten një konferencë shtypi për gazetarët kinezë dhe të huaj. Me të dhëna të hollësishme dhe raste specifike, ata hodhën poshtë një nga një thashethemet e sajuara nga Perëndimi kundër laboratorit të Wuhan-it, dhe e bënë të qartë se është e pamundur të pranosh plane gjurmueshmërie që nuk respektojnë gjykimin e shëndoshë dhe shkelin parimet shkencore.
Natyrisht, plani i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për fazën e dytë të zbulimit të origjinës së koronavirusit është thjesht i paqëndrueshëm, duke treguar se në punën për gjurmimin shkencor të origjinës së virusit ka ndërhyrje politike.
foto nga VCG
Ç’është më e rëndësishmja, ekipi i ekspertëve të OBSh-së ka qenë dy herë në Kinë, duke zhvilluar inspektime në vend në Institutin e Virologjisë të Wuhan-it. Siç thanë zyrtarët kinezë në konferencën për shtypin, Kina përmbushi plotësisht kërkesat e ekspertëve të OBSh-së, që shkuan kudo ku donin të shkonin dhe takuan këdo që donin të takonin. Mbi këtë bazë, ekipi i ekspertëve arriti në përfundimin se është jashtëzakonisht e pamundur që koronavirusi i ri të ketë dalë nga laboratori kinez. Ky përfundim mund t'u qëndrojë provave të shkencës e historisë.
Aktualisht, pikëpamja se "koronavirusi i ri nuk ka asnjë lidhje me laboratorin e Wuhan-it" është bërë konsensusi i bashkësisë akademike ndërkombëtare. Pa dyshim, nëse OBSh-ja e fokuson përsëri punën për gjurmimin e virusit në laboratorin e Wuhan-it, kjo gjë vetëm do të humbasë kohë e burime dhe do të ngadalësojë procesin e gjurmueshmërisë së koronavirusit.
foto nga VCG
Tani, gjithnjë e më shumë prova tregojnë se koronavirusi i ri u shfaq në shumë vende të botës më herët sesa mendohet. Për shembull, një raport hulumtimi i publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë i ShBA-së në qershor thekson se koronavirusi i ri ishte përhapur në Shtetet e Bashkuara që nga dhjetori i vitit 2019. Po ashtu, rezultatet e fundit të Instututit Kombëtar të Tumoreve të Milanos tregojnë se koronavirusi i ri ka të ngjarë të jetë shfaqur në Itali në tetor 2019.
Kjo tregon që epidemia e koronavirusit të ri mund të jetë e tipit me shumë burime, prandaj është e nevojshme të gjurmohet burimi në pika të shumta dhe drejtime të shumëfishta globalisht.
Midis tyre, ka më shumë nevojë të hetohet ShBA-ja, "vendi më i dështuar në botë kundër epidemisë". Nëse është e nevojshme të hetohet ndonjë laborator, Laboratori Biologjik i Fort Detrick-ut në ShBA dhe "pneumonia misterioze" që ndodhi afër këtij laboratori në vjeshtën e vitit 2019 janë veçanërisht të denja për vëmendje dhe duhet të bëhen fokusi i fazës së dytë të hulumtimit të burimit të virusit prej OBSh-së.
Virusi është armiku i përbashkët i njerëzimit dhe bashkësia ndërkombëtare mund të fitojë vetëm përmes solidaritetit dhe bashkëpunimit. Aktualisht, 55 vende i kanë shkruar Drejtorit të Përgjithshëm të OBSh-së për të mbështetur zhvillimin e gjurmueshmërisë së koronavirusit në një shkallë globale dhe për të kundërshtuar politizimin e kësaj çështjeje. Kjo përfaqëson zërin universal të bashkësisë ndërkombëtare: gjurmueshmëria e virusit është një çështje shkencore dhe nuk duhet të përkulet para ndërhyrjeve politike, përndryshe kjo do të shkaktojë dëm të pafund.