溯源---[sù yuán]---Gjurmim i origjinës
Sekretariati i Organizatës Botërore të Shëndetësisë publikoi ditët e fundit planin për fazën e dytë të punës rreth gjurmimit të origjinës së koronavirusit të ri, i cili nuk është në përputhje me qëndrimet e Kinës dhe shumë vendeve të tjera. Lidhur me këtë, deri tani 55 vende anëtare i kanë dërguar një letër drejtorit të përgjithshëm të OBSh-së për të kundërshtuar manipulimin politik, duke ngulur këmbë në parimet shkencore.
Konferencë e shtypit pas studimeve në Wuhan(VCG)
Kina, që i raportoi e para OBSh-së epideminë e COVID-19, ka mbajtur qëndrim konsekuent të hapur dhe transparent, duke ftuar dy grupe ekspertësh ndërkombëtarë të zhvillojnë studime në terren. Ekspertët kanë vizituar laboratorë biologjikë vendorë, duke përfshirë atë në Institutin e Virologjisë të Wuhanit, dhe kanë shkëmbyer gjerësisht mendime me homologët kinezë. Pas përfundimit të studimeve, ata deklaruan: "Kemi qenë kudo që donim të shkonim dhe kemi takuar këdo që donim të takonim".
Më 30 mars, në raportin e përbashkët të publikuar nga OBSh-ja dhe pala kineze në bazë të rezultatit të hetimeve, deklarohet se ka "mundësi jashtëzakonisht të ulët " që koronavirusi i tipit të ri që shkaktoi pandeminë të ketë dalë nga laboratori. Në raport jepet gjithashtu sugjerimi shkencor që të vazhdojë kërkimi i rasteve të hershme të infektimit në përmasë botërore për të qartësuar origjinën e koronavirusit.
"Përfundimet dhe sugjerimet e këtij raporti duhet të respektohen dhe mbrohen, "vihet në dukje në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
Laboratori i Institutit të Virologjisë të Wuhanit(VCG)
Sipas komentit, ShBA-ja, që ka më shumë pika dyshimi, më shumë raste të konfirmuara infektimi dhe më shumë viktima prej COVID-19, duhet të jetë një ndër destinacionet kryesore të gjurmimit të origjinës së koronavirusit.
"Deri tani ShBA-ja ende nuk ka reaguar për dyshimin më të madh të komunitetit ndërkombëtar: pse laboratori në Fort Detrick, bazën më të madhe amerikane të studimit të armëve biologjike e kimike, u mbyll papritur në korrikun e vitit të kaluar? Çfarë lidhjeje ka mbyllja e këtij laboratori me shpërthimin në disa krahina të ShBA-së të sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes dhe shfaqjen masive të sëmundjeve të shkaktuara nga 'cigaret elektronike' me simptoma të rënda në mushkëri," ngrihet pyetja në koment.
Një gjë që duhet të vihet në dukje është se ish-drejtori i Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve të ShBA-së Robert Redfield pohoi në marsin e kaluar se disa ndër viktimat e deklaruara se humbën jetën në sezonin e gripit të nisur nga shtatori i vitit 2019, kanë vdekur në të vërtetë për shkak të COVID-19. Një raport i publikuar në qershorin e këtij viti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë i ShBA-së vë në dukje se në këtë vend koronavirusi i tipit të ri filloi të përhapej nga dhjetori i vitit 2019. "Nëse pala amerikane është e mendimit se është aq transparente sa Kina, ajo duhet të hapë laboratorin biologjik në Fort Detrick për hetimet ndërkombëtare," thuhet në komentin e CMG-së.
Edhe mbi 200 laboratorë biologjikë amerikanë të shpërndara në mbarë botën përbëjnë kërcënim serioz, sepse pas krijimit të tyre, në disa vende kanë shpërthyer një sërë sëmundjesh ngjitëse. Por ShBA-ja nuk publikoi asnjë informacion për përdorimin e këtyre laboratoreve.
Për shkak të shtimit të dyshimeve, gjithnjë e më shumë vende po bëjnë thirrje që ShBA-ja të pranojë hetimet ndërkombëtare për gjurmimin e origjinës së koronavirusit. Në një artikull të gazetës jugkoreane "The Korea Times" vihet në dukje se "në qoftë se është e domosdoshme të nisë puna e re për gjurmimin e origjinës së koronavirusit, ShBA-ja duhet të jetë një ndër destinacionet kryesore". Në një artikull të botuar në gazetën spanjolle "Rebelion" vihet në dukje se pala amerikane ende nuk është përgjigjur për shumë veprime të dyshimta, por vetëm sqarimet e saj mund të ndihmojnë në gjetjen e origjinës së koronavirusit të tipit të ri.
Edhe banorët kinezë kanë bërë peticionin e tyre. Deri në orën 15 të 19 korrikut, mbi 750 mijë përdorues kinezë të internetit kanë firmosur në një letër publike online që i kërkon OBSh-së të zhvillojë hetime të plota për laboratorin në Fort Detrick dhe laboratorë të tjerë ku ka rrezik për dalje të viruseve.
"ShBA-ja duhet të reagojë ndaj thirrjes ndërkombëtare, duke hapur dyert për hetimet, për t'u dhënë përgjigje të gjithë popujve të botës", përfundon komenti i CMG-së.