准备---[zhǔn bèi]---Përgatitje

Më 19 korrik mbeten edhe 200 ditë nga hapja e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Zhangjiakou, qytet bashkorganizator i kësaj veprimtarie, po shpejton punët e përgatitjes për të përsosur kushtet e konkurrimit.

Stadium në Zhangjiakou

Stadium në Zhangjiakou

Qendra sportive e qytetit për kërcimin me ski është një stadium i rëndësishëm, ku do të dalin fituesit e pesë medaljeve të arta. Meqë kjo disiplinë ka kritere të rrepta për kushtet e erës, punonjësit e sektorit meteorologjik vendor, nga pikënisja deri në pikën e uljes së sportistëve, kanë krijuar shtatë stacione për të mbledhur të dhënat përkatëse. Me anën e funksionimit të këtyre stacioneve vëzhguese, do të jepen parashikime më të sakta të motit dhe do të matet më mirë forca e erës.

Siç mësohet, deri tani janë përuruar të 76 projektet kryesore të ndërtimit në zonat e konkurrimit në Zhangjiakou. Katër stadiume janë të gatshme të organizojnë ndeshje e gara dhe po përmirësohen më tej sipas kërkesave të Komitetit Organizator Olimpik të Pekinit.

Fshati Olimpik, Zhangjiakou

Fshati Olimpik, Zhangjiakou

Rekrutimi dhe përgatitja e vullnetarëve janë njëkohësisht në zhvillim e sipër. Shumë vullnetarë të Zhangjiakou-t po shndërrohen në ndihmës vullnetarë për Lojërat Olimpike Dimërore 2022. Deri tani, janë regjistruar 14526 vullnetarë në qytet, të cilët do të marrin trajnim për ndihmën e parë, gjuhën angleze etj.

Përveç përshpejtimit të ndërtimit dhe përsosjes së shërbimeve në vendet e organizimit të ndeshjeve e garave, aktivitetet e promovimit për përhapjen e sporteve dimërore po zhvillohen në mbarë Kinën. "Karvani i lojërave dimërore" është një prej më të mirëpriturave.

“Karvani”, i nisur nga Administrata e Përgjithshme e Sporteve e Kinës, shërben si mjet transporti për ekspozitat "e lëvizshme" në lagjet e ndryshme të 32 qyteteve kryesore të vendit.

Karvani i lojërave dimërore

Karvani i lojërave dimërore

Karvani i lojërave dimërore

Në ekspozitë njerëzit mund të mësojnë për historinë e zhvillimit të sporteve dimërore në Kinë dhe 15 disiplinat sportive të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit nëpërmjet fotove, tekstit, videove, si dhe pajisjeve profesionale për hokejin në akull, kërlingun, patinazhin dhe skitë alpine. Përveç kësaj, ata mund të provojnë edhe lojëra të ndryshme, si shënimi i golave në hokej në akull e kërlingu në tavolina, makina trajnimi për krosin me ski, stimulatorë për skitë alpine, biatlon etj.

Në shtatorin e vitit 2018, Administrata e Përgjithshme e Sporteve e Kinës publikoi një plan veprimi për të përhapur sportet në masat popullore, duke caktuar objektivin e tërheqjes së 300 milionë banorëve të marrin pjesë në sportet dimërore.

Karvani i lojërave dimërore

Karvani i lojërave dimërore

Karvani i lojërave dimërore

Lojërat Olimpike Dimërore 2022 planifikohet të zhvillohen nga 4 deri më 20 shkurt të vitit 2022 bashkërisht në kryeqytetin e Kinës Pekin dhe qytetin fqinj Zhangjiakou. (Zhang Yan/Artan)(Foto:CMG,VCG)