疫苗---[yì miáo]---vaksinë
Në konferencën e rregullt për shtyp të të hënës, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se si pasojë e përhapjes së variantit të COVID-19 dhe çekuilibrit në furnizimin me vaksina, pandemia e koronavirusit të ri ndodhet përsëri në gjendje serioze dhe numri i rasteve të reja të infektuara në mbarë globin ka pasur rritje për katër javë me radhë.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus/ foto nga VCG
Në të njejtën ditë, prodhuesit kinezë të vaksinave "Sinopharm" dhe "Sinovac" nënshkruan përkatësisht me Aleancën Globale të Vaksinave dhe të Imunizimit (GAVI) marrëveshjen e blerjes së parashikuar dhe që nga korriku, këto dy kompani do ta furnizojnë COVAX-in me vaksina për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë së COVID-19 në vendet në zhvillim.
Në konferencën e shtypit të të hënës, Ghebreyesus-i dënoi çekuilibrin dhe padrejtësinë në furnizimin me vaksina në mbarë botën, duke u bërë thirrje vendeve të pasura të mos porositin të ashtuquajturat "vaksina të përforcuara", në kohën kur vende të tjera kanë nevojë urgjente për vaksinat.
"Furnizimi me vaksina kundër COVID-19 në mbarë botën nuk nuk po kryhet në mënyrë të ekuilibruar dhe të drejtë. Një pjesë vendesh e rajonesh po porositin miliona doza të përforcuara, ndërsa vende të tjera nuk janë në gjendje ta sigurojnë vaksinimin e punonjësve mjekësorë dhe të shtresave të varfra," tha kreu i OBSh-së.
Ai përmendi edhe prodhuesit e vaksinave "Pfizer" dhe "Moderna" dhe tha se këta duhet t'i ofrojë vaksinat COVAX-it për vendet në zhvillim dhe të mos japin dozat e përforcuara vendeve me nivel të lartë të vaksinimit.
foto nga VCG
GAVI që përgjigjet për konkretizimin e programit COVAX shpalli të hënën se nënshkroi përkatësisht me prodhuesit kinezë të vaksinave "Sinopharm" dhe "Sinovac" marrëveshjen e blerjeve të parashikuara dhe se para fundit të tetorit të këtij viti, dy kompanitë kineze do t'i ofrojnë COVAX-it 110 milionë doza vaksina dhe vëllimi i përgjithshëm i furnizimit do të arrijë në 380 milionë doza.
Marrëveshjet midis GAVI-t dhe kompanive kineze u arritën në kohën kur vendet në zhvillim në mbarë botën kanë nevojë urgjente për zgjerimin e vaksinimit dhe për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Kreu ekzekutivv i GAVI-t Seth Berkley tha në një komunikatëpër shtyp: "Përshëndes marrëveshjet e sotme! Falë këtyre marrëveshjeve, palët pjesëmarrëse në COVAX do të marrin menjëherë vaksina."
foto nga VCG
Në konferencën e shtypit të të hënës, edhe kryeshkencëtarja e OBSh-së Soumya Swaminathan bëri të ditur se të gjitha të dhënat e testeve, përfshirë ato të fundit të vaksinave të "Sinovac"-ut në Kili, tregojnë se këto dy vaksina janë shumë efektive dhe furnizimi me vaksina nga ndërmarrjet kineze do të jetë në ndihmë të zbutjes së mungesës së vaksinave në vendet në zhvillim. (Wang Lei/ Eda)