条约---[tiáo yuē]---Traktat
Presidenti kinez Xi Jinping dhe kryetari i Partisë së Punës të Koresë së Veriut Kim Jong Un shkëmbyen të dielën mesazhe urimi me rastin e 60-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë midis dy vendeve.
[Foto: VCG]
Në mesazhin e tij, presidenti Xi vuri në dukje se në vitin 1961, udhëheqësit e brezit të vjetër të të dy vendeve kishin largpamësi. Për forcimin e miqësisë dypalëshe gjatë kohës së luftës dhe për të nxitur bashkëpunimin afatgjatë miqësor, nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë midis Kinës dhe Koresë së Veriut ndërtoi një bazë të rëndësishme politike dhe ligjore. Gjatë 60 vjetëve të fundit, Kina dhe Koreja e Veriut i kanë qëndruar frymës së traktatit dhe e kanë mbështetur njëra-tjetrën. Gjatë këtyre viteve është forcuar miqësia tradicionale vëllazërore midis dy partive dhe dy vendeve dhe u përmirësua zhvillimi i socializmit të dy vendeve, duke ruajtur stabilitetin dhe paqe rajonale dhe botërore.
Xi gjithashtu përmendi takimet e tij me Kim gjatë viteve të fundit, ku u arritën një sërë konsensusesh të rëndësishme.
“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me shokun dhe sekretarin e përgjithshëm për të forcuar komunikimin strategjik dhe për të drejtuar drejtimin e marrëdhënieve dypalëshe, për të çuar bashkëpunimin miqësor në një nivel të ri dhe për t’u sjellë më shumë përfitime dy vendeve dhe dy popujve” tha presidenti Xi.
Xi vuri në dukje se sivjet është 100-vjetori i themelimit të PKK-së. Kina mbështet me vendosmëri Korenë e Veriut në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e jetesës së popullit dhe nxitjen e ndërtimit të socializmit, siç janë vendosur në Kongresin e 8-të Kombëtar të Partisë së Punëtorëve të Koresë.
Nga ana e tij, Kim përshëndeti miqësinë midis dy vendeve gjatë 60 viteve dhe tha se marrëdhëniet dypalëshe janë forcuar edhe më shumë nën një gjendjeje të ndërlikuar dhe dhe të paqëndrueshme ndërkombëtare.
Duke theksuar qëndrimin e fortë të tij në promovimin e bashkëpunimit miqësor, Kim tha se vendi i tij do të ecë bashkë me PKK-në, qeverinë kineze dhe popullin kinez në udhëtimin e ndërtimit të socializmit dhe komunizmit.
Kim gjithashtu i uroi PKK-së për 100-vjetorin e themelimit dhe Kinës sukses më të madh në ndërtimin e një vendi modern socialist në të gjitha aspektet dhe për arritjen e përtëritjes së kombit kinez.
Po atë ditë, ministri i Jashtëm Wang Yi gjithashtu shkëmbeu urime me homologun e tij verikorean Ri Son Gwon me rastin e 60-vjetorit të nënshkrimit të traktatit, duke u zotuar se dy ministritë e jashtme do të zhvillojnë shkëmbime dhe bashkëpunim dhe do të nxitin zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella. (Li Huailiang/Albana)