人民---[rén mín]---populli
Qysh nga lindja e saj, Partia Komuniste e Kinës (PKK) ka premtuar që do t'i vendosë interesat e popullit gjithmonë në vend të parë, duke theksuar se ajo vetë nuk ka interesa të veçanta, shprehet Grupi Mediatik i Kinës në një koment të tij.
Përse populli kinez ka zgjedhur PKK-në? Në vitin 1946, gazetarët amerikanë Theodore Harold White dhe Annalee Jacoby kanë vënë në dukje në librin “Rrufeja nga Kina”: “PKK-ja nuk bën ndonjë magji. Ajo vetëm e kupton se çfarë ndryshimesh dëshiron populli dhe i mbështet këto ndryshime”.
Gjatë 100 vjetëve, PKK-ja ka bashkuar dhe ka drejtuar popullin në ndërtimin e Kinës së Re, zbatimin e politikës së Reformës e Hapjes, ndërtimin e gjithanshëm të një shoqërie të begatë dhe përparimin drejt pasurimit të përbashkët. Thelbi i përpjekjeve të PKK-së është plotësimi i dëshirës së popullit për një jetë më të mirë. Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë Jorgos Katrugalos ka thënë që PKK-ja qëndron gjithmonë bashkë me popullin kinez dhe përpiqet për një të ardhme më të bukur dhe më harmonike për çdo njeri.
Në nëntor 1934, kur Ushtria e Kuqe e drejtuar nga PKK-ja po bënte Marshimin e Madh, tre ushtare jetuan përkohësisht me një familje. Kur u larguan, ato prenë me gërshërë më dysh jorganin e vetëm që kishin, dhe njërën pjesë ia lanë familjes për ngrohje. Qëndrimi bashkë me popullin në stuhi: kjo është garancia thelbësore për fitoren e Marshimit të Madh të PKK-së dhe Ushtrisë së Kuqe dhe është garancia thelbësore që PKK-ja mposht të gjitha vështirësitë dhe rreziqet.
Në vitin 2020, kompania “Edelman Public Relations Worldwide” bëri një sondazh, ku tregohet që niveli i besimit të qytetarëve kinezë për qeverinë kineze është 95 %, duke u renditur në vendin e parë ndër të gjitha vendet e përfshira në sondazh. Përpara rezultatit të sondazhit, të gjitha thëniet që provokojnë marrëdhëniet mes PKK-së dhe popullit kinez janë absurde.
Një sërë arritjesh teknologjike, si fluturimet kozmike me astronautë, huluntimet në Hënë, komunikimi kuantik dhe superkompjuterat, arritjet strategjike në luftën kundër COVID-19, zgjidhja historike e varfërisë ekstreme...të gjitha këto janë të pandara nga drejtimi i PKK-së e nga besimi i popullit kinez te PKK-ja, duke formuar aftësinë e fuqishme luftarake dhe krijueshmërinë e madhe. Siç ka thënë një banor i thjeshtë që u largua nga varfëria: “Nëse nuk pushojmë e të presim për ndihma dhe nëse veprojmë me frymën ‘Le ta bëj unë’, me siguri do të kemi një jetë të mirë”.
Gjithçka është për popullin dhe varet nga populli. Në rrugën drejt objektivit të 100-vjetorit të dytë, PKK-ja do të vazhdojë ta bashkojë dhe ta drejtojë popullin kinez të shënojë më shumë mrekulli zhvillimi dhe të krijojë një të ardhme më të mirë.(Jiang Lei)