成功---[ chéng gōng]---Sukses
“Për sa kohë që të kem frymë, do të vazhdoj të qëndroj në katedër dhe do të jap gjithçka që kam për nxënëset e mia. Nuk do të pendohem kurrë për këtë,” tha Zhang Guimei, e cila u anëtarësua në Partinë Komuniste të Kinës në vitin 1998 dhe e ka kaluar tërë karrierën e saj duke u dhënë arsim falas vajzave në zonat e largëta rurale në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore.
Këto ajo i tha të martën në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin në emër të fituesve të Medaljes “1 Korriku”, nderimit më të lartë në PKK.
Kur bota po merret me teoritë akdemike që mund të shpjegojnë suksesin afatgjatë të PKK-së, anëtarët e kësaj partie e kanë dhënë tashmë përgjigjen.
Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e dhënies së Medaljes “1 Korriku”, presidenti kinez Xi Jinping vlerësoi se fituesit e kësaj medaljeje janë heronj që i kanë shërbyer me gjithë zemër popullit.
Gjatë një shekulli pas themelimit, PKK-ja ka mbajtur gjithmonë parasysh misionin e saj për kërkimin e lumturisë për popullin e për përtëritjen e kombit kinez, dhe këtë kurs e kanë zbatuar me vendosmëri anëtarët e partisë.
Foto nga VCG
Në luftën e Kinës kundër pandemisë së COVID-19, më shumë se 39 milionë anëtarë të PKK-së luftuan në vijën e parë të frontit, më shumë se 13 milionë ofruan shërbime vullnetare dhe rreth 400 anëtarë dhanë jetën e vet për të mbrojtur atë të të tjerëve.
Në fushatën kundër varfërisë, nga viti 2013 deri në vitin 2020, më se 3 milionë anëtarë të PKK-së u dërguan në gjithë vendin për të zbatuar projektet e përcaktuara. Nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme, deri në fund të vitit të kaluar, 98.99 milionë të varfërit e fundit në fshat u shkëputën nga skamja.
Sukseset makroekonomike të Kinës kanë sjellë gjithashtu edhe mirëqenien e popullit. Deri në vitin 2020, sistemi i sigurimeve shoqërore mbuloi mbi 1.3 miliardë banorë.
Në momentin e nisjes në Kinë të udhëtimit të ri për ndërtimin e një vendi modern socialist, presidenti Xi Jinping u bëri thirrje anëtarëve dhe kuadrove të PKK-së të përparojnë drejt objektivit të njëqindvjetorit të dytë dhe Ëndrrës Kineze të përtëritjes kombëtare.
Të hënën, anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së Wang Huning u bëri thirrje gjithashtu anëtarëve të PKK-së të mbajnë mend misionin origjinal dhe të kryejnë me besnikëri detyrat e përgjegjësitë, duke luajtur rolin e duhur. (Fani)