污水---[wū shuǐ] ---ujë i ndotur
Qeveria japoneze ka deklaruar gjithmonë sigurinë e metodës së saj të trajtimit të ujit, pas publikimit të planit të hedhjes në det të ujit të ndotur bërthamor të centralit të Fukushimës. Por një lajm i 20 qershorit nga media japoneze zbuloi probleme serioze.
Sipas Korporatës Japoneze të Transmetimeve (NHK), Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios (TEPCO), që është përgjegjëse për trajtimin e ujit të ndotur bërthamor të Fukushimës, po mbledh publikisht teknologjinë e mundshme për filtrimin e elementit bërthamor të tritiumit në ujin e ndotur. Pas publikimit të këtij lajmi, shumë njerëz pyesin: Si mund të vendosë qeveria japoneze hedhjen e ujit të ndotur para zotërimit të teknologjisë së filtrimit?
Në fakt, që kur Japonia vendosi lëshimin e ujit të ndotur bërthamor në det, vendet fqinje dhe opinioni publik botëror kanë shprehur kritika të vazhdueshme. Por pala japoneze iu përgjigj me gënjeshtra dyshimeve të botës. Përballë problemeve kyçe, të tilla si teknologjia e trajtimit të ujit të ndotur bërthamor dhe ndikimet katastrofike mbi mjedisin detar pas lëshimit të ujit të ndotur, pala japoneze nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë.
Sipas njoftimeve nga gazeta "Fukushima Nbo" në nëntor të vitit 2013, Komisioni i Trajtimit të Ujit të Ndotur i qeverisë japoneze diskutoi për filtrimin e tritiumit, por ky komision gjykoi se një gjë e tillë ishte shumë e vështirë dhe vendosi që të mos bëhej përkohësisht filtrimi për shkak të mungesës së teknologjisë. Si rezultat, problemi i "ndarjes së tritiumit" të ujit të ndotur bërthamor është shtyrë deri më sot.
Grupi Mediatik i Kinës (CMG) komentoi se komuniteti ndërkombëtar ka plotësisht arsye të dyshojë te siguria e planit japonez për hedhjen e ujit të ndotur në det, meqenëse ajo nuk zotëron teknologjinë kyçe të filtrimit.
"Kyodo News" bën të ditur se TEPCO-ja ka hartuar planin që të mos matë në praktikë elementin radioaktiv tritium në ujin e ndotur bërthamor që do të lëshohet në det, por vetëm që të përmbushë standardin e lëshimit duke llogaritur përqindjen e përqendrimit të këtij elementi.
Plani i lëshimit të ujit të ndotur bërthamor në det do të dëmtojë shëndetin e njerëzve në mbarë botën dhe mjedisin ekologjik global, duke sfiduar drejtësinë e njerëzimit, komentoi CMG-ja. (Xu Guang)