治理---[zhì lǐ]---Qeverisje
17 qershori i këtij viti është Dita e 27-të Botërore kundër Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës. Zgjerimi i sipërfaqes së prekur nga shkretëtirat dhe thatësirat përbën kërcënim ndaj 2/3 të vendeve e rajoneve të botës, duke ndikuar në jetën e përditshme të 1/5 së popullsisë së përgjithshme globale. Gjatë trajtimit prej disa dekadash të këtij problemi të vështirë mjedisor, Kina ka eksploruar shumë rrugë, duke grumbulluar edhe përvojë të vyer.
Shkretëtira të pyllëzuara në Kinë
Tema e Ditës Botërore kundër Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës sivjet është "Rikthimi ekologjik, mbrojtja e tokës dhe rigjallërimi ekonomik", duke synuar rindërtimin e një vatre më të bukur për njerëzimin mbi një tokë të shëndetshme.
Në 30 vjetët e fundit, sipërfaqja e pyllëzuar dhe rezerva pyjore në Kinë kanë ruajtur rritjen e vazhdueshme. Si rezultat, shkretëtira Maowusu (Mu Us) do të zhduket shumë shpejt dhe vendndodhja e Projektit të Brezit Mbrojtës Pyjor "Tre drejtimet veriore" të Kinës u caktua nga Programi i Mjedisit i OKB-së (UNEP) si zona e parë demonstruese e ekonomisë ekologjike në shkretëtirë. Sipas raportit të publikuar kohët e fundit nga qeveria kineze për situatën e pyllëzimit të territorit të Kinës në vitin 2020, vjet në Kinë u bë pyllëzimi i 6.77 milionë hektarëve tokë, u kryen shërbime në 8.37 milionë hektarë pyje, u përmirësua gjelbërimi i 2.83 milionë hektarëve kullotë dhe u sistemimuan mbi 2 milionë hektarë shkretëtirë.
Shkretëtira të pyllëzuara në Kinë
Ish-kryeministri i Kirgizistanit Djoomart Otorbaev ka bërë shumë vizita në Kinë, duke u njohur nga afër me rezultatet e Kinës në shndërrimin e tokës së zhveshur në "oazë".
"E kam parë me sytë e mi një mrekulli të tillë. Vjet vizitova shkretëtirën Kubuqi për t'u njohur me përvojën vendore të zbutjes së varfërisë nëpërmjet kontrollit të shkretëtirës. Projekti i sistemimit nisi para 30 vjetësh. Tani mbi 6 mijë kilometra katrorë shkretëtira janë vënë nën kontroll. Kjo është një përvojë e vyer që Kina mund ta përhapë në botë", tha ish-kreu i qeverisë i Kirgizistanit.
Shkretëtirëzimi quhet edhe si "kanceri i Tokës" dhe kontrolli i tij nuk ndikon vetëm një zonë a një vend. Kina ka marrë pjesë aktive në bashkëpunimin ndërkombëtar në sistemimin ekologjik dhe luftën kundër shkretëtirëzimit, duke zbatuar si duhet marrëveshjet përkatëse ndërkombëtare dhe duke nxitur shkëmbimet me vendet e ASEAN-it, të Europës Qendrore e Lindore, të Azisë Lindore dhe të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Lidhur me këtë, profesori Mao Xianqiang nga Qendra e Studimit të Politikave Mjedisore Globale pranë Universitetit Pedagogjik të Pekinit, vuri në dukje se në të ardhmen, gjatë përballimit të sfidave të përbashkëta mjedisore, vendet e ndryshme duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin dhe të arrijnë më shumë konsensus për të vazhduar t'i kushtojnë forca luftës kundër shkretëtirëzimit.
Shkretëtira të pyllëzuara në Kinë
"Mund të formohet mekanizimi i bashkëpunimit midis vendeve të ndryshme duke krijuar fondin përkatës brenda kornizës së kësaj marrëveshjeje. Mund të mobilizohen të gjitha vendet e rajonet përkatëse për të shtuar bashkëpunimin në fushën mbrojtjes ekologjike në nivel rajonal. Me një fjalë, 'zhvillimi i vazhdueshëm' është synimi i vendeve dhe popujve të ndryshëm të botës. Vetëm kur të gjithë bëjnë përpjekje për të njëjtin objektiv, mund të kemi një Tokë të shëndetshme dhe një të ardhme të bukur", u shpreh eksperti kinez.(Zhang Yan/Artan)(Foto:VCG)