龙舟---[lóng zhōu]---Varkë dragoi
Gara me varka dragoi është një nga veprimtaritë e rëndësishme popullore gjatë festës me të njëjtin emër, ose Festës "Duanwu", që kremtohet në ditën e pestë të muajit të pestë sipas kalendarit bujqësor kinez dhe që njihet edhe si Festa e Varkës së Dragoit. Me kalimin e kohës, sporti i varkave të dragoit dhe kultura e varkave të dragoit, me një histori prej më shumë se dy mijë vjetësh, janë përhapur gradualisht edhe jashtë Kinës. Sipas statistikave jo të plota, në më shumë se 85 vende dhe rajone organizohen tani gara me varka dragoi dhe ka më shumë se 10 milionë të apasionuar pas këtyre garave në të tërë botën. Zhejiang-u është një provincat kryesore nga e kanë origjinën kinezët që jetojnë jashtë vendit. Më shumë se 2 milionë kinezë jashtë vendit janë me origjinë nga Zhejiang-u, të cilët ndodhen në më shumë se 180 vende dhe rajone të botës. Ata gjithashtu kanë çuar kulturën e varkave të dragoit me karakteristikat vendore të Zhejiang-ut jashtë vendit, për të ndihmuar në promovimin e kulturës ndërkombëtare të dragoit.
[Foto nga VCG]
Provinca Zhejiang ka sistem ujor shumë të bollshëm, kështu që ka kushte të përshtatshme për zhvillimin e garave me varka të dragoit, dhe këtu organizohen shumë aktivitete popullore unike garash me varka dragoi. Në Zhejiang, kultura e varkave të dragoit ka një histori të gjatë.
Wenzhou është gjithashtu një qytet i njohur si origjina e shumë kinezëve jashtë vendit. Shumë prej tyre kanë një lidhje dashurie të fortë me vendlindjen, dhe adhurimi i tyre për kulturën popullore të qytetit të tyre të lindjes është gjithmonë thellë në zemrat e tyre. Wang Chengyuan, zv.kryetari i Shoqatës Kineze të Varkave të Dragoit, bën të ditur se shumë ekipe garuesish me varka dragoi të përbërë nga kinezë jashtë vendit me origjinë nga Wenzhou, janë aktive në shumë vende evropiane, si Italia, Spanja, Franca etj. Ata shpesh organizojnë gara me varka dragoi për të përhapur kulturën kineze, duke krijuar një pamje të bukur.
[Foto nga VCG]
Wang Chengyun tha se bashkërendimi dhe kohezioni ekipor që kërkon gara me varka dragoi, mishëron plotësisht unitetin, punën e palodhur dhe frymën sipërmarrëse në kulturën kineze.
Aktualisht, garat tradicionale me varka dragoi kanë evoluar në ngjarje të ndryshme sportive. Garat me varka dragoi të Lojërave Aziatike të Hangzhou-t në vitin 2022 do të zhvillohen në Wenzhou. Wenzhou do të ndërtojë bazën me standarde më të larta në botë të varkave të dragoit dhe do të përpiqet të presë veprimtaritë ndërkombëtare të nivelit më të lartë të varkave të dragoit.