调查---[diào chá]---Hetim

Gjatë zhvillimit të sesionit të 74-të të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë që përfundoi të martën, disa politikanë amerikanë përsëri spekuluan mbi çështjen e gjurmimit të origjinës së koronavirusit të tipit të ri, duke kërkuar përsëri hetime ndërkombëtare në Kinë.

Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës vuri në dukje në një koment se veprimet e këtyre politikanëve amerikanë synojnë zhvendosjen e vëmendjes së opinionit publik nga përballimi i dobët i epidemisë prej ShBA-së, nëpërmjet përbaltjes së imazhit të Kinës.

Nga 14 janari deri më 10 shkurt, 17 ekspertë mjekësorë të përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, së bashku me homologët e tyre kinezë, formuan një grup hetimor, duke bërë vizita në terren në Qendrën e Kontrollit dhe të Parandalimit të Sëmundjeve të provincës Hubei, Institutin e Virologjisë të Wuhan-it etj. Në bazë të studimeve të hapura, transparente dhe të plota, grupi hetimor publikoi një raport në fund të marsit, ku vihet në dukje se mundësia që virusi të ketë dalë nga laboratori i Wuhan-it është "jashtëzakonisht e vogël".

"Kina e respekton këtë përfundim. Por meqë ShBA-ja vazhdon ta drejtojë gishtin nga Kina me akuza pa bazë, vetë ShBA-ja duhet të qartësojë së pari dyshimet ndërkombëtare, duke pranuar hetimet pa dallim të komunitetit ndërkombëtar për gjurmimin e origjinës së virusit", vihet në dukje në komentin e CMG-së.

Ekspertët e OBSh-së në Wuhan

Ekspertët e OBSh-së në Wuhan

Mirëpo, ShBA-ja i mbyll veshët ndaj kërkesave të tilla të arsyeshme nga jashtë. Lidhur me këtë, analisti britanik për çështjet politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, Tom Fowdy, vuri në dukje në një artikull të botuar kohët e fundit se që në vitin 1942, ShBA-ja nisi programin e luftës biologjike. Sipas tij, armët biologjike u përdorën në Luftën e Koresë, ironikisht kundër kinezëve. Gjatë Luftës së Vietnamit, u vunë në përdorim edhe disa armë kimike e biologjike me ndikim të rëndë ndaj civilëve. “Spekulimet e tyre bazohen në faktin që Shtetet e Bashkuara vetë kanë investuar dhe përdorur shumë armë biologjike”, shkruan Fowdy.

Në fakt, pas shpërthimit të pandemisë, ShBA-ja është e detyruar të japë shpjegime për shumë gjëra, së pari për mbylljen e laboratorit biologjik në Fort Detrick në shtetin Virxhinia. Laboratori, që quhet si “bazë e fshehtë e CIA-s për eksperimente kimike dhe të kontrollit të mendjes”, u mbyll papritur në korrikun e vitit 2019. Pas pak, në një lagje që ndodhet afër laboratorit shpërtheu “sëmundja e duhanit elektronik”, dhe simptomat e të prekurve prej saj u ngjanin shumë atyre të të infektuarve me koronavirusin e ri. Jo vetëm kaq, por ShBA-ja nuk publikon asnjë informacion rreth funksioneve, përdorimit dhe sigurisë të më shumë se 200 laboratorëve të vet biologjikë në mbarë botën, pa përmendur faktin se në vendndodhjen e disa prej këtyre laboratorëve kanë rënë epidemi të rrezikshme në masë.

Ekspertët e OBSh-së në Wuhan

Ekspertët e OBSh-së në Wuhan

Përveç kësaj, mbetet e paqartë edhe se kur u zbulua “pacienti zero” në ShBA. Ish-drejtori i Qendrave të Kontrollit dhe të Parandalimit të Sëmundjeve të ShBA-së Robert Redfield pohoi në marsin e vitit të kaluar se një pjesë e atyre që humbën jetën në sezonin e gripit që filloi nga shtatori i vitit 2019, në fakt ishin infektuar me koronavirusin e ri.

“Pala amerikane duhet të publikojë sa më parë të dhënat dhe informacionet përkatëse, për t’i dhënë komunitetit ndërkombëtar përgjigjen e duhur. Siç tha drejtori i përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Gebreyesus, ‘pandemia zgjat prej 17 muajsh dhe bota është ende në rrezik’. Shpresojmë se pala amerikane do të ndalojë sa më parë ‘lojën e akuzave’, duke ftuar si Kina ekspertët e OBSh-së për të zhvilluar hetime për gjurmimin e origjinës së virusit në të mirë të luftës globale antiepidemike”, përfundon komenti i CMG-së.

Laboratori biologjik i ShBA-së Fort Detrick

Laboratori biologjik i ShBA-së Fort Detrick

(Foto:VCG)