调查---[diào chá]---hetim
Presidenti i ShBA-së Joe Biden i urdhëroi të mërkurën agjencitë e zbulimit të hetojnë burimin e virusit të COVID-19, përfshirë origjinën e virusit, nga natyra apo nga laboratori, dhe të paraqitin një raport hetimi brenda 90 ditëve. Ai deklaroi gjithashtu se ShBA-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë me partnerët dhe ta nxitë Kinën të marrë pjesë në hetimin ndërkombëtar.
"Pse duhet që gjurmimi i origjinës së virusit, si një problem shkencor, të bëhet nga shërbimet e zbulimit? Puna e gjurmimit të origjinës së virusit në Kinë përfundoi, pse duhet të 'nxitet' Kina?" pyet Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një koment të tij. Orvatja e qeverisë aktuale amerikane për politizimin e epidemisë është shumë e dukshme. "Kjo na sjell ndër mend që qeveria e Xhorxh W. Bushit i detyroi agjencitë e zbulimit të gjenin dëshmi për zotërimin e armëve të shfarosjes në masë nga Iraku. Ai ishte krejtësisht një hetim me prezumim të fajit," vëren komenti.
Dihet nga të gjithë se në raportin e përbashkët studimor nga Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë mbi koronavirusin e ri, të publikuar në fund të marsit, u konfirmua se është "jashtëzakonisht shumë pak e mundur" që virusi të ketë dalë nga laboratori. Veprimi i gabuar i qeverisë së Trump-it për shfajësim u kritikua nga mbarë bota. Pse qeveria e Biden-it rikthen befasisht këtë temë "të kaluar", e madje i detyron edhe disa profesionistë të marrin pjesë në të?
Në artikullin e CMG-së analizohet se, nga njëra anë, disa njerëz në ShBA mendojnë se, me vaksinimin masiv, puna për kontrollin e pandemisë gati përfundon, dhe ata kanë frikë se do të përballen me krizën e fajësimit. Me këtë rast, ata bëjnë zhurmë për të ashtuquajturën "dalje nga laboratori i Wuhan-it", që ta fajësojnë Kinën.
Nga ana tjetër, ky veprim nuk mund të ndahet nga sfondi që qeveria amerikane e konsideron Kinën si "rivalen nr. 1". Në ShBA-në e sotme, dy partitë kryesore konkurrojnë për qëndrimin e fortë kundër Kinës, duke e parë si një metodë për fitimin e zgjedhjeve.
Një manipulim i tillë politik demaskon egoizmin dhe dritëshkurtësinë e një pjese njerëzish në ShBA. Ky veprim do të pengojë rëndë bashkëpunimin global përballë COVID-19. "A nuk është egoizmi ekstrem një e metë e lindur e sistemit amerikan?" pyetet në komentin e CMG-së.
Gjurmimi i origjinës së virusit është një detyrë globale. Rastet e hershme të infektimit nga COVID-19 janë zbuluar me radhë në vende të ndryshme të botës, prandaj kërkimi i burimit të COVID-19 duhet të zhvillohet paralelisht në shumë vende. Si vendi me gjendjen epidemike më të rëndë, ShBA-ja duhet të bashkëpunojë aktivisht. Nëse pala amerikane këmbëngul në hipotezën e daljes së koronavirusit nga laboratori, atëherë ajo vetë duhet të përfshihet e para në hetim.
Në marsin e vjetshëm, ish-drejtori i Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve të ShBA-së Robert
Redfield pohoi se, ndër të vdekurit gjatë sezonit të gripit të nisur nga shtatori 2019, një pjesë e rasteve në fakt ishin të infektuar me COVID-19. Kur u shfaq rasti zero i epidemisë së COVID-19 në ShBA? Ky është problemi më i rëndësishëm në fazën e dytë të hetimit global për origjinën e COVID-19, përfundon komenti i CMG-së. (Wang Lei/ Artan) Foto nga VCG