成功---[chéng gōng]---sukses
Sivjet është jubileu i 100-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK). Kjo parti lindi gjatë krizës së kombit kinez. Pas Luftës së Opiumit më 1840, duke vuajtur nga trazirat e brendshme dhe ngacmimet e jashtme, Kina e vjetër u kthye gradualisht në një shoqëri gjysmëfeudale e gjysmëkoloniale. PKK-ja, që u krijua në vitin 1921, i tregoi kursin Revolucionit të Ri Demokratik të Kinës dhe i dha popullit kinez forcën, shpresën dhe besimin e ri.
Gjatë 100 vjetëve pas themelimit të saj, PKK-ja ka arritur suksese të mëdha që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë botës dhe kanë ndryshuar rrënjësisht fatet historike të popullit kinez, duke dhënë edhe kontribut të rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve globale.
Më 18 dhjetor 2020, fermerja e luleve Yu Chengli peketoi lulet e freskëta në fshatin Taihu të provincës Anhui të Kinës Jugore/ foto nga VCG
Një nga arritjet e mëdha të Kinës është zhdukja e varfërisë. Në këtë vend 850 milionë veta dolën nga varfëria dhe u zhduk varfëria absolute. Kontributi i Kinës për zbutjen e varfërisë në mbarë globin i kaloi 70 %. Ky është një sukses i paparë në historinë e njerëzimit.
Kina u ka ofruar vendeve në zhvillim ndihmë të pakursyer. Ajo ka nisur dhe ka përmirësuar mekanizmat e bashkëpunimit shumëpalësh me Afrikën, Amerikën Latine, vendet arabe e vendet ishullore të Paqësorit dhe ka zhvilluar bashkëpunim të gjerë në bazë të vullnetit dhe me leverdi të ndërsjellë. Veçanërisht gjatë luftës kundër COVID-19, Kina jo vetëm kontrolloi e para epideminë brenda vendit, por edhe u ka dhënë teknologji, materiale dhe ndihmë mjekësore shumë vendeve në zhvillim. Ajo po ashtu u ka ofruar shumë vendeve vaksina kundër COVID-19 të krijuara dhe prodhuara nga vetë Kina, duke i bërë vaksinat një produkt publik global dhe duke dhënë kontribut kolosal për përballimin e pandemisë në mbarë globin, veçanërisht në vendet në zhvillim.
Më 21 prill 2021, vaksinat ndihmese nga qeveria kineze u mbërritën në Damask./ foto nga VCG
Në vendet perëndimore, shumë njerëz janë të mendimit se sistemi njëpartiak nuk është në dobi të reformës dhe s'është i vazhdueshëm. Por PKK-ja e vërteton me veprime konkrete gjallërinë e aftësinë e saj të jashtëzakonshme për reforma. Ndryshe nga ShBA-ja, Britania dhe Bashkimi Sovjetik, Kina nuk ka synuar në asnjë mënyrë imponimin e sistemit të saj politik mbi vendet e tjera. Përkundrazi, me ngritjen e pozicionit të saj ndërkombëtar dhe shtimin e ndikimit të saj në arenën ndërkombëtare, shumë vende mësojnë aktivisht nga përvoja dhe modeli i zhvillimit i Kinës, veçanërisht në fushat si politikat ekonomike, përballimi i COVID-19, novacioni teknologjik, trajtimi i ndryshimit klimatik etj.
PKK-ja ka zhvilluar aktivisht edhe marrëdhëniet me partitë e vendeve të ndryshme, që të nxitë zhvillimin e qëndrueshëm e të shëndetshëm të marrëdhënieve midis Kinës e vendeve të tjera dhe të japë kontribut për paqen e botës, zhvillimin ekonomik dhe përparimin e njerëzimit. Gjatë këtij procesi, PKK-ja ka ndjekur gjithmonë parimet e pavarësisë, barazisë, respektit të ndërsjellë dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme të njëri-tjetrit.
Me nismën e presidentit Xi Jinping, koncepti mbi bashkësinë me fate të përbashkëta të njerëzimit është përhapur gjithnjë e më shumë dhe është pranuar nga pjesa dërrmuese e vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, sepse ky koncept tregon rrugën e drejtë dhe perspektivën e ndritshme. (Wang Lei/ Artani)