毛病---[máo bìng]---Cen
Sipas njoftimeve të medieve amerikane, ShBA-ja dhe Irani rifilluan të enjten bisedime jo të drejtpërdrejta në Vjenë të Austrisë për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015. Kurse, një ditë më parë lideri suprem iranian Ali Khamenei u shpreh që, nëse ShBA-ja dëshiron të rikthehet në marrëveshje, ajo duhet të heqë së pari sanksionet ndaj Teheranit.
Në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) thuhet se politika e ndërhyrjes është një cen i ShBA-së dhe Irani është një shembull për këtë . Profesori i Harvardit Joseph Nye vuri në dukje në një artikull se në më shumë se 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, ShBA-ja ka ndjekur politikën e intervencionizmit. Si pasojë, politikat pro agresionit ushtarak, sanksioneve, nxitjes së protestave e të trazirave etj., janë zbatuar për të mbrojtur hegjemoninë amerikane.
Në një deklaratë të miratuar në vitin 1965 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për mospranimin e ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera, qartësohet se "asnjë vend, për çfarëdo arsyeje, nuk mund të ndërhyjë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në punët e brendshme dhe të jashtme të vendeve të tjera, nuk mund të kërcënojë vendet e tjera me metoda politike, ushtarake a ekonomike; nuk mund të ndihmojë, krijojë, financojë, nxisë ose të bashkëpunojë në aktivitete të brendshme të vendeve të tjera për përmbysjen e pushtetit".
"Në të kundërt, ShBA-ja ka bërë të gjitha gjërat që janë të ndaluara në këtë deklaratë", vihet në dukje në komentin e CMG-së, duke shtuar se, që nga Afganistani, Iraku, Libia, Siria, "Pranvera Arabe", deri në drejtimin e "revolucioneve me ngjyrë" dhe sanksionet ndaj Iranit, Kubës, Venezuelës e Kinës, ndërhyrjet e ShBA-së e kanë bërë botën të paqëndrueshme.
Irak
Edhe kur pandemia po përhapet në mbarë botën, ShBA-ja vijon sanksionet e njëanshme, gjë që ka dëmtuar rëndë luftën globale kundër virusit dhe ka acaruar krizë humanitare. Ekonomisti kanadez Ken Moak shkroi në një artikull se dollari amerikan është monedhë botërore dhe ShBA-ja mund ta përdorë atë si një metodë për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera nëpërmjet ndërprerjes së kanaleve të tyre për të pasur në zotërim dollarë. Nga ana tjetër, vendet e sanksionuara përballen me kaos ekonomik dhe jeta e përditshme e banorëve të tyre has vështirësi të mëdha. Për këtë, Venezuela dhe Irani janë shembuj konkretë.
ShBA-ja ndonjëherë nuk përjashton as aleatët. Për shembull, pavarësisht kundërshtimit të Gjermanisë, ShBA-ja prapë vendosi sanksione ndaj kompanive që marrin pjesë në ndërtimin e projektit të gazsjellësit "Nord Stream 2" që lidh Rusinë dhe vende të tjera europiane.
Siri
"Mosndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera është një ndër parimet e shënuara në Kartën e OKB-së dhe një normë e njohur ndërkombëtarisht. Vlerat ideologjike të ShBA-së nuk janë vlera ndërkombëtare dhe rregullat e ShBA-së nuk janë për gjithë botën. Pala amerikane duhet ta ndreqë këtë cen të vjetër," përfundon komenti i CMG-së.(Foto:VCG)