自由---[zì yóu]---liri
Ditët e fundit, dy parti opozitare suedeze, Partia Kristiandemokrate dhe Partia Demokratike, kërkuan të dëbohet ambasadori i Kinës në Suedi, Gui Congyzou, por kjo nuk u pranua nga ministrja e Jashtme e këtij vendi Ann Linde. Kryediplomatja suedeze tha më 11 prill se Suedia nuk do të shprehë qëndrim politik nëpërmjet dëbimit të ambasadorit. Ajo theksoi se Suedia shpreson të ruajë kanalin e dialogut dhe se, sa më shumë kanale shkëmbimesh të ruhen, aq më lirshëm mund të vazhdojë dialogu midis të dyja vendeve. Ndërkohë, zëdhënësi i ambasadës së Kinës në Suedi u përgjigj: "Mbajmë qëndrim të hapur për dialog, shkëmbime dhe kontakte me çdokënd në Suedi që ka pikëpamje dhe mendime të ndryshme. Konsensusi dhe bashkëpunimi midis dy vendeve janë më të shumta se mosmarrëveshjet."
Ambasadori i Kinës në Suedi, Gui Congyzou/ foto nga faqja e ambasadës së Kinës në Suedi
Rreth problemeve të Hong-Kongut dhe të Xinjiang-ut, disa medie suedeze botuan shumë njoftime jo të sakta dhe të rreme, të cilat shtrembërojnë njohjen prej shoqërisë suedeze të Kinës dhe kanë dëmtuar marrëdhëniet kino-suedeze. Lidhur me këtë, ambasada e Kinës në Suedi zhvilloi me iniciativë shkëmbime me mediet suedeze, duke sqaruar faktet e të vërtetën dhe duke shprehur shpresën që mediet përkatëse të raportojnë objektivisht dhe në mënyrë të gjithanshme gjendjen reale të Kinës dhe të shmangin përhapjen e informacioneve të gabuara dhe të rreme. Shkëmbime të tilla normale janë përbaltur nga një numër i vogël politikanësh suedezë si "cenim i lirisë së shprehjes", shprehet në një koment Grupi Mediatik i Kinës (CMG).
Një pjesë e medieve perëndimore e shikojnë Kinën me paragjykim. Kohët e fundit, të ashtuquajturit "gjenocid" dhe "punë e detyruar" e gënjeshtra të tjera kanë mbushur faqet e mediave perëndimore. Për këto njoftime jo të vërteta rreth Kinës dhe madje shpifje, sulme dhe përbaltje, institucionet diplomatike në vendet përkatëse kanë të drejtë dhe detyrim të shpjegojnë të vërtetën dhe t'u kundërpërgjigjen sulmeve dashakeqëse. Kjo është jo vetëm detyra e diplomatëve, por edhe veprim praktik për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, komenton CMG-ja.
Por veprimet normale të diplomatëve kinezë janë sulmuar nga një numër i vogël politikanësh dhe mediesh perëndimore. Sipas tyre, e ashtuquajtura "liri e shprehjes" është vetëm liria e tyre për përhapjen arrogante të gënjeshtrave dhe për përbaltjen e Kinës dhe liria e moslejimit të hedhjes poshtë të akuzave nga diplomatët kinezë. Me të dhënë shpjegime e sqarime, diplomatët kinezë akuzohen për të ashtuquajturën "diplomaci 'luftëtarësh ujq'" ose "pengim të lirisë së shprehjes".
Standardet e dyfishta të vendeve perëndimore përbëjnë dëmin më serioz ndaj lirisë së shprehjes, komenton CMG-ja. Kur mediet perëndimore bënë zhurmë për problemin e Xinjiang-ut, gazetari francez Maxime Vivas botoi librin "Dhënia fund lajmeve të rreme për ujgurët", të shkruar në bazë të dy vizitave të tij në këtë rajon, që të hedhë poshtë gënjeshtrat e medieve perëndimore. Por këto medie raportojnë rrallë për këtë libër dhe madje Vivas-i ka pësuar shumë trysni nga anë të ndryshme.
Në një analizë të gazetës zvicerane "Neue Zürcher Zeitung" vihet në dukje se në njoftimet mbi incidentet e dhunshme në mediat amerikane dhe perëndimore në vitin 2019, mungojnë ekuilibri, pikëpamjet objektive dhe fryma kritike, ndërsa janë të dukshme standardet e dyfishta.