新路---[xīn lù]---rrugë e re

“Disa vjet më parë udhëtova me makinë nga Jiangxi në Hubei... Përshtypja që më la përvoja ime është se, në Kinën e madhe, shumica e njerëzve janë larguar nga varfëria.” Profesori i ekonomisë pranë Universitetit të Sao-Paolos të Brazilit, Luis Paulino, bëri turizëm duke udhëtuar me makinën e vet në Kinë. Gjatë rrugës, ai pa luftën me përmasën më të madhe në historinë e njerëzimit për pakësimin e varfërisë, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Qeveria kineze sapo ka publikuar librin e bardhë “Përvoja dhe kontributi i Kinës në luftën globale për zhdukjen e varfërisë”, ku paraqiten arritjet e kësaj beteje të popullit kinez: në fund të vitit 2020, Kina përmbushi sipas planit objektivin e zhdukjes së varfërisë, 98.99 milionë njerëz të varfër në zonat rurale janë larguar nga varfëria ekstreme; sipas standardit për varfërinë të Bankës Botërore, njerëzit që kanë dalë prej varfërisë në Kinë zënë mbi 70 % të numrit të përgjithshëm të atyre që i janë larguar varfërisë në botë, dhe është realizuar 10 vjet para afatit objektivi i zhdukjes së varfërisë i përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së. Qoftë në shpejtësi, qoftë në sasi, arritjet e Kinës në zbutjen e varfërisë janë një "mrekulli e njerëzimit", vijon komenti i CMG-së.

Si është realizuar kjo mrekulli? Një përvojë e rëndësishme është mbështetja e saktë. Kjo është një përvojë e veçantë e Kinës. Gjatë fushatës së luftës kundër varfërisë, Kina ka përmbledhur përvojat e vendeve të tjera dhe ka studiuar gjendjen e brendshme, duke hartuar në mënyrë krijuese masat me mbështetje të saktë.

Nga mbështetja masive deri në mbështetjen e saktë, modeli i pakësimit të varfërisë është shndërruar nga “furnizimi me gjak” në “prodhimin e gjakut”. Me një sërë masash të tilla, është ngritur efektiviteti i përgjithshëm i uljes së varfërisë. Masat e mbështetjes në fushat e industrisë, ekologjisë dhe arsimit janë bërë masat e sakta për zhdukjen e varfërisë në Kinë. Analisti i çështjeve ndërkombëtare, Robert Lawrence Kuhn, ka thënë: “Unë kam takuar fshatarë të varfër në Kinë dhe kam dëgjuar historitë e tyre. Disa njerëz janë larguar nga varfëria me biznese të vogla, disa janë zhvendosur në periferi të qyteteve dhe disa që kanë sëmundje, kanë marrë mbështetje shoqërore...”

Sipas komentit të CMG-së, mbështetja e saktë është kyçi i fitores së Kinës mbi varfërinë dhe është një rrugë e re për uljen e varfërisë të botës. Në dhjetor 2018, sesioni i 73-të i Asamblesë së OKB-së miratoi rezolutën për zhdukjen e varfërisë rurale dhe “mbështetja e saktë” u përfshi në të. Përfaqësuesja e UNDP-së në Kinë Beate Trankmann vlerëson që masat e mbështetjes së saktë të Kinës janë një përvojë e vyer për vendet e tjera.

Në fakt, në luftën ndërkombëtare për pakësimin e varfërisë, përvoja kineze e mbështetjes së saktë po luan rolin më të madh. Siç shtjellohet në librin e bardhë, në Azi Kina dhe ASEAN-i kanë nisur së bashku një program për pakësimin e varfërisë rurale. Në Afrikë Kina ka zhvilluar projektet e ndihmës në infrastrukturë, bujqësi dhe mjekësi, ndërsa në Amerikën Latine ka ndihmuar në ndërtimin e qendrave të demonstrimit të teknologjive bujqësore, duke i ndihmuar banorët lokalë të dalin prej skamjes. Me përhapjen e koncepteve dhe teknologjive kineze, shumë vende të botës kanë përfituar në mënyrë konkrete.

Në tre vende në pellgun e lumit Mekong, Laos, Kamboxhia dhe Mianmar, tani ka gjashtë fshatra që kanë marrë modelin kinez të mbështetjes së saktë dhe jeta e banorëve të tyre ka ndryshuar shumë. Drejtori i Fondit të Zbutjes së Varfërisë të Laosit, Chit Thavisay, thotë që “shpresojmë se ky projekt do të bëhet shembulli i bashkëpunimit ndërkombëtar në pakësimin e varfërisë”.

Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, varfëria e Kinës është shumë e rrallë për përmasat, sferën dhe thellësinë. Nga fakti që një vend i tillë eliminon varfërinë ekstreme sipas planit, vendet e tjera të botës mund të shohin që varfëria nuk është e paracaktuar dhe e pamposhtme; nëse ka guxim, largpamësi e përgjegjësi dhe me masat e duhura, njerëzimi mund të ecë përpara drejt zhdukjes së varfërisë. Në këtë drejtim, arritjet e Kinës në pakësimin e varfërisë dhe përvojat e saj të vlefshme i përkasin jo vetëm Kinës, por edhe botës, përfundon komenti i CMG-së. (Jiang Lei)