棉花---[mián hua]---pambuk
ShBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore po shfaqin një farsë mbi pambukun e Xinjiang-ut. Në bazë të gënjeshtrave mbi të ashtuquajturën "punë e detyruar", një pjesë kompanish evropiane e amerikane pretendojnë se nuk do ta përdorin pambukun e Xinjiang-ut. Këto veprime janë manipuluar nga ShBA-ja dhe vendet perëndimore me një "linjë montimi gënjeshtrash", demaskon Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një koment të tij.
Ndërmarrjet që deklarojnë refuzimin e përdorimit të pambukut të Xinjiang-ut, thonë se vendimi i tyre u mor në bazë të gjykimit të shoqatës zvicerane "Nisma për Pambuk më të Mirë" (BCI). Kjo shoqatë, që duket si një organizatë jozyrtare, financohet nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e ShBA-së (USAID), një nga institucionet kryesore amerikane për depërtimin në vende të tjera. Pra, nuk është e vështirë të kuptohet pse BCI shpërfilli rezultatin e hetimeve në terren nga përfaqësia e saj në Shangai, sipas të cilit, në vendet e projekteve të saj në Xinjiang nuk u zbulua asnjë rast i "punës së detyruar", por pranoi raportin e rremë të Institutit Australian të Politikave Strategjike, një institut antikinez i studimit të politikave, komenton CMG-ja.
"Në fakt, duke iu hedhur një vështrim një sërë gënjeshtrave rreth Xinjiang-ut të krijuara nga ShBA-ja dhe vendet perëndimore, si dhe sanksioneve të tyre ndaj Kinës, mund të zbulohet se lidhja e pambukut të Xinjiang-ut me 'punën e detyruar' është një produkt i 'linjës së montimit të gënjeshtrave', e cila është shumë e njohur për ne. Së pari, studiues apo institute të studimit të politikave, të sponsorizuar nga forcat antikineze, fabrikojnë pa bazë të ashtuquajturat raporte mbi Xinjiang-un, pastaj mediat kryesore perëndimore, si BBC-ja etj., bëjnë zhurmë duke iu referuar këtyre raporte, pavarësisht nga gabimet e të metat e panumërta në to; ndërkohë, organizata antikineze 'i hedhin benzinë zjarrit', dhe në fund, politikanët nxitin sanksionet ndaj Kinës në bazë të studimeve dhe njoftimeve", thuhet në koment.
Kësaj here, manipuluesit e kësaj "linje montimi të gënjeshtrave" shpërfillën me paramendim faktin se në Xinjiang prodhimi i pambukut është kryesisht i mekanizuar dhe s'ka nevojë për shumë vjelës pambuku. Në vitin 2020, 70 për qind e pambukut të Xinjiang-ut u mblodh me makineri. Ndërkohë, fermerët e pambukut mund të porositin shërbimet e vjeljes nëpërmjet aplikacionit në celular. Mos vallë prodhuesit e gënjeshtrave mendojnë se në Xinjiang makinat bëjnë "punë të detyruar"?
Në një konferencë shtypi të ditëve të fundit, një punëtor i degës së tekstileve në Xinjiang tha me indinjatë: "Perëndimorët shpërthyen bojkotimin kundër tekstilit të Xinjiang-ut pa bërë inspektim në terren. Ata duan të prishin vendet e punës të punëtorëve të tekstileve në Xinjiang".
Në fakt, prapa këtij komploti të forcave perëndimore qëndrojnë synime më të fshehta, komenton CMG-ja.
Xinjiang-u ishte rajoni i Kinës ku ndodhnin shumë incidente terroriste. Falë politikës së efektshme të qeverisjes në Xinjiang, në këtë rajon nuk ka ndodhur asnjë incident terrorist gjatë mbi katër vjetëve të kaluar, ndërkohë që ka pasur suksese të papara në zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe në përmirësimin e jetesës së banorëve vendorë. Në vitin 2020 në Xinjiang u zhduk varfëria absolute dhe PBB-ja u rrit 3.4 %, 1.1 pikë përqindjeje më e lartë se rritja mesatare e mbarë vendit.
Por forcat antikineze nuk kënaqen me gjendjen e mirë në Xinjiang. Ata shtrijnë duart e zeza drejt pambukut të Xinjiang-ut, me qëllim që të dëmtojnë zhvillimin e banorëve në Xinjiang, të shkatërrojnë rezultatet antiterroriste në këtë rajon dhe më tej ta sfidojnë Kinën në sigurinë e zhvillimit. Ashtu siç vuri në dukje vlogeri i njohur kanadez Daniel Dumbrill, një pjesë politikanësh amerikanë janë bërë përkrahës të terrorizmit, për të realizuar interesat e tyre gjeopolitike, dhe kjo është intriga e tyre e zakonshme.