安全---[ān quán]---siguri
Mekanizmi i parandalimit dhe kontrollit të epidemisë së COVID-19 pranë Këshillit të Shtetit të Kinës zhvilloi një konferencë për shtypin, ku paraqiti gjendjen e vaksinimit kundër COVID-19 në Kinë. Zv.drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës Li Bin u shpreh që deri tani në Kinë janë injektuar 64.98 milionë doza vaksinash.
“Deri më 14 mars, numri i përgjithshëm i injektimeve arriti në 64.98 milionë. Tani po organizojmë vaksinimin sipas parimit për mbrojtjen e grupeve kryesore, grupeve me rrezik të madh dhe grupeve të tjera, duke rritur në mënyrë të qëndrueshme nivelin e vaksinimit. Me përhapjen e gjithanshme të punës së vaksinimit, numri i të vaksinuarve është në rritje të pandërprerë. Besojmë që përdorimi i vaksinave tona do të ketë efekte më të dukshme,” thotë Li Bin.
Lidhur me prodhimin e vaksinave, kryeinxhinieri i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës, Tian Yulong, bëri të ditur që katër vaksinat që përputhen me standardin janë futur në prodhim në shkallë të gjerë. Tani po vazhdon të shtohet prodhimi dhe, në bazë të garantimit të kërkesës së brendshme, do të vazhdojë bashkëpunimi antiepidemik me vendet e botës.
“Kemi besim të madh, sepse Kina ka efektivitet shumë të lartë në mobilizimin industrial, përballimin urgjent dhe në prodhim. Ndërmarrjet e prodhimit të vaksinave po zgjerojnë linjat e prodhimit. Me shtimin e kapacitetit, niveli i prodhimit do të rritet gradualisht dhe furnizimi për tregun vendas dhe tregun ndërkombëtar do të rritet njëkohësisht. Në bazë të plotësimit të kërkesës së brendshme, ne do të vazhdojmë të shtojmë ndihmën e eksportin për jashtë dhe do të bashkëpunojmë me vendet e botës në luftën antiepidemike,” theksoi Tian Yulong.
Cilësia dhe siguria e vaksinave të COVID-19 është një gjë shumë kyçe për çdo të vaksinuar. Drejtori i mbikëqyrjes së barnave pranë Administratës Shtetërore të Ushqimeve dhe Barnave të Kinës, Yuan Lin, bën të ditur që Kina ka organizuar inspektime dhe kontrolle në mbarë sistemin, duke dërguar inspektorë profesionistë për mbikëqyrjen në të gjitha ndërmarrjet e prodhimit.
Krahas këtyre, autoriteti mbikëqyrës dhe sektorët përkatëse qeveritarë kanë zhvilluar bashkëpunim në gjurmimin e të dhënave të vaksinave dhe kanë bërë përgatitje për monitorimin e e reagimeve të dyshuara abnormale dhe përballimin e rasteve të ndryshme gjatë procesit të vaksinimit.
“Kina është vendi i vetëm në botë që ka publikuar Ligjin e Kontrollit të Vaksinave. Në këtë bazë, janë formuar një sërë rregullash dhe standardesh teknike. Krahas kësaj, kemi zbatuar edhe protokollin e menaxhimit të barnave që përshtatet me standardet ndërkombëtare. Sistemi për mbikëqyrjen e vaksinave i Kinës është miratuar dy herë nga sistemi i vlerësimit i OBSh-së dhe mund të themi që niveli i mbikëqyrjes së vaksinave në Kinë është njohur ndërkombëtarisht,” thotë Yuan Lin. (Jiang Lei)