谎言---[huǎng yán]---Gënjeshtër
Kohët e fundit, disa vende perëndimore kanë përhapur vazhdimisht thashetheme dhe shpifje kundër Xinjiang-ut të Kinës në përpjekje për t'i bërë presion Kinës nën petkun e "të drejtave të njeriut". Në konferencën për shtypin të "Dy sesioneve" të zhvilluar të dielën, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se "i ashtuquajturi‘gjenocid' në Xinjiang është plotësisht absurd e dashakeq dhe një gënjeshtër e plotë".
Në konferencën e shtypit, ai përmendi librin e ri "Për t'u dhënë fund lajmeve të rreme mbi ujgurët" nga shkrimtari i mirënjohur francez Maxime Vivas. Në libër, Vivas shkruan se janë ata njerëz që nuk kanë qenë kurrë në Xinjiang që krijojnë dhe përhapin lajme të rreme.
Falë këtij libri, perëndimorët dinë më shumë për të vërtetën. Në degën e platformës së shitjeve "Amazon" në Francë, shumë blerës i dhanë librit një vlerësim me pesë yje dhe lanë një mesazh duke thënë: "Një libër i bazuar në fakte".
Nga paragjykimet ideologjike dhe përpjekjet politike për të "bllokuar Kinën", institucione dhe individë të caktuar perëndimorë kanë sajuar akuzat për të ashtuquajturit "gjenocid", "punë e detyruar" dhe "ndalime të shkallë të gjerë" pa hetime në vend dhe pa prova përfundimtare. Menjëherë më pas, disa media dhe politikanë perëndimorë e përdorën këtë si një bazë për manipulim politik dhe për të përhapur thashetheme në komunitetin ndërkombëtar, në përpjekje për të minuar sigurinë dhe stabilitetin e Xinjiang-ut dhe për të penguar zhvillimin e Kinës.
Midis këtyre gënjeshtrave, i ashtuquajturi "gjenocid" është më i bujshmi. Por fakti është se popullsia ujgure në Xinjiang është dyfishuar në 40 vjetët e fundit. Vetëm nga viti 2010 deri në vitin 2018, popullsia ujgure në Xinjiang është rritur me 25 %, mbi 12 herë më shumë se rritja e popullsisë hane. Si mund të ketë një "gjenocid" të tillë në botë? Vënia e kësaj akuze ndaj Kinës është jo vetëm e kotë, por edhe qesharake.
Nëse situata e të drejtave të njeriut në Xinjiang është e mirë apo jo, kjo pasqyrohet nga jeta e njerëzve. Duke marrë të ardhurat si shembull, nga viti 2014 deri në 2019-n të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve të qytetit në Xinjiang u rritën nga 23 200 juanë në 34 700 juanë, me një rritje nominale mesatare vjetore prej 8.6 %. "Çdo familje ka mundësi, çdo njeri ka punë dhe çdo muaj ka të ardhura." Kjo fjali e thënë nga goja e njerëzve në Xinjiang, dëshmon efektivitetin e politikës vendore të punës dhe të punësimit dhe zhvillimin e përparimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Kjo pikë është bërë edhe konsensusi i bashkësisë ndërkombëtare. Gjatë sesionit të 46-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, përfaqësues të shumë vendeve mbajtën fjalime në mbështetje të Kinës për çështjen e Xinjiang-ut. Në një konferencë virtuale të mbajtur kohët e fundit, pjesëmarrësit shprehën besimin se politika aktive e punësimit e Xinjiang-ut përputhet me ligjet kineze, standardet ndërkombëtare të punës e të drejtat e njeriut dhe promovon barazinë shoqërore, duke mbrojtur të drejtat e jetesës e zhvillimit të banorëve të të gjitha kombësive.
Mund të shihet se thashethemet dhe shpifjet e disa vendeve perëndimore nuk mund të mashtrojnë komunitetin ndërkombëtar. Dera e Xinjiang-ut është gjithmonë e hapur. Kina mirëpret të huajt e paanshëm ta vizitojnë dhe ta shikojnë Xinjiang-un. Të shohësh do të thotë të besosh, dhe kështu të gjitha thashethemet që lidhen me Xinjiang-un do të marrin fund. (Vera/Artan)