谎言---[huǎng yán]---mashtrim
Të martën, zëdhënësi i MPJ-së kineze Wang Wenbin dënoi disa politikanë e media të huaja për fabrikimin e të ashtuquajturve “gjenocid” dhe “punë e detyruar” në Xinjiang.
Wang Wenbin i tha këto në një konferencë shtypi në reagim të komenteve nga disa politikanë kanadezë, britanikë dhe turq mbi çështjet e Xinjiang-ut.
Dhoma e Komuneve e Kanadasë miratoi të hënën një mocion, sipas të cilit trajtimi i Kinës ndaj ujgurëve në rajonin e Xinjiang-ut përbëjnë “gjenocid”. Lidhur me këtë, pala kineze i ka paraqitur pakënaqësinë e vet serioze palës kanadeze.
Wang ritheksoi që natyra e çështjeve mbi Xinjiang-un është e lidhur me luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ai vuri në dukje se popullsia ujgure në Xinjiang në periudhën 2010-2018 u rrit nga 10.17 milionë në 12.72 milionë dhe Xinjiang-u gëzon stabilitet shoqëror dhe zhvillim të shëndetshëm pas katër vjetësh pa ndonjë incident terrorist.
“Faktet bazë tregojnë që kurrë nuk ka pasur një të ashtuquajtur 'gjenocid',” nënvizoi Wang Wenbin, duke shtuar që “gjenocidi” në Xinjiang është një thënie krejtësisht e gabuar dhe një fabrikim i poshtër, i promovuar nga disa forca antikineze me qëllim për të përbaltur Kinën.
Ai gjithashtu tha që Kina dënon ashpër politizimin e olimpiadës nga parlamenti kanadez, duke nxitur që t'u jepen fund paragjykimeve.
Zëdhënësi Wang vuri në dukje se shumica e deputetëve kanadezë që mbështetën këtë mocion nuk kanë qenë në Xinjiang, ose qoftë edhe në Kinë. "Ata janë përfshirë në manipulim politik mbi çështjet e Xinjiang-ut nën pretekstin e të drejtave të njeriut," vuri në dukje zëdhënësi.
Wang u kërkoi këtyre politikanëve të respektojnë faktet dhe të mos vendosin betejat politike të brendshme apo edhe interesat egoiste të një partie mbi marrëdhëniet Kinë-Kanada.
Duke vënë në dukje se çështjet e Xinjiang-ut janë punë të brendshme të Kinës ku nuk lejohet asnjë ndërhyrje nga pala kanadeze, Wang tha se Kina do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj të zhvillimit dhe do të japë një përgjigje të fortë ndaj veprimeve që dëmtojnë interesat e saj.
Gjatë një fjalimi në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Gjenevë, ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se OKB-së duhet t'i sigurohet hyrje urgjente dhe e pakufizuar në Xinjiang, për të hetuar raportet e abuzimeve në këtë rajon. Në përgjigje, Wang e nxiti Britaninë të respektojë faktet, të ndalojë vërejtjet e gabuara mbi çështjet e Xinjiang-ut dhe të ndërpresë ndërhyrjet në punët e brendshme të Kinës.
Zëdhënësi Wang hodhi poshtë gënjeshtrat nga Tursunay Zinavdin, e cila ka pretenduar që është përdhunuar në grup në një qendër trajnimi në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit.
Tursunay i tha BBC-së se ajo ishte "goditur rëndë nga rojat derisa i ra të fikët" dhe “ishte përdhunuar në grup".
Wang vuri në dukje se thëniet nga Tursunay gjatë kohëve të fundit në mediat perëndimore janë shumë të ndryshme nga intervistat e saj të mëparshme dhe janë me kundërthënie dhe plot boshllëqe.
Për shembull, Wang vuri në dukje që në intervistën e saj me "BuzzFeed News" në fillim të vitit 2020, Tursunay tha se ajo "nuk ishte rrahur apo abuzuar", dhe nuk bëri pati ndonjë pretendim të drejtpërdrejtë se ishte përdhunuar ndonjëherë.
Më vonë ajo i tha CNN-it se ishte detyruar të vendoste një aparat kontraceptiv. Ndërsa, sipas zëdhënësit Wang, të afërmit e Tursunay-it e dinë që ajo është infertile dhe e vërteta është se ajo kurrë nuk ka përdorur kontraceptiv.
Wang kritikoi mediat perëndimore për pranimin e shumicës së historive të Tursunay-it pa prova dhe fakte të tjera.
Si CNN, edhe BBC e kanë pranuar që pretendimet e Tursunay-it janë të vështira për t'u verifikuar, ndërsa provat kryesore që ata kanë siguruar janë identifikimi i saj dhe të dhënat e imigracionit. Wang i akuzoi CNN-in dhe BBC-në për kundërakuza të pabaza.
Zëdhënësi shprehu shpresën që njerëzit largpamës mund t'u bëjnë ballë veprimeve mashtruese me qëllim për të përbaltur një vend tjetër, për të mos u mashtruar nga gënjeshtra të tilla dhe për të mos u bërë një platformë dhe mjet për përhapjen e thashethemeve si BBC-ja.
Wang gjithashtu iu përgjigj shqetësimit të Turqisë rreth ujgurëve në Xinjiang, duke thënë se Ankaraja duhet t'i shikojë çështjet përkatëse në mënyrë objektive e racionale dhe të mbrojë interesat e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe.
Të hënën u zhvillua në Xinjiang një konferenca tematike “Historitë e PKK-së”, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga partitë politike dhe organizata nga mbi 80 vende. Më 3 shkurt, Misioni i Përhershëm i Kinës në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe qeveria e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit zhvilluan videoseminarin “Xinjiang-u është një tokë e bukur”, duke u treguar pamjet e bukura dhe zhvillimin e këtij rajoni diplomatëve nga mbi 50 vende, duke përfshirë afro 20 ambasadorë.
Wang Wenbin tha që Kina i ka organizuar këto aktivitete të shumta, për të siguruar informacion të detajuar mbi faktin se të drejtat e njeriut në Xinjiang janë plotësisht të garantuara në përputhje me ligjin.
Që nga viti 2018, më shumë se 1 200 veta nga mbi 100 vende e kanë vizituar Xinjiang-un, duke përfshirë edhe nga mediat turke, shtoi Wang. (Jiang Lei)