生活---[shēng huó]---jetesë
Xinjiang-u ka pasur rritje të dukshme dhe nga kjo kanë përfituar të gjithë banorët e tij. Ky është mesazhi i dhënë nga videokonferenca ndërkombëtare “Një jetesë më e mirë për të gjithë”, që u zhvillua të hënën pasdite në Urumqi, kryeqendra e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës.
Mbi 300 pjesëmarrës nga më shumë se 80 vende e rajone, duke përfshirë shumë që kanë qenë në Xinjiang, morën pjesë në këtë konferencë.
Drejtori i Departamentit Ndërkombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, Song Tao, tha që një pikturë reale e Xinjiang-ut paqësor dhe në zhvillim të shpejtë do të tregojë më mirë rritjen në këtë rajon dhe do të hedhë poshtë thashethemet.
“Kemi parë që niveli i jetesës së popullit në Xinjiang po përmirësohet dita-ditës. Njerëzit janë më të lumtur, fitojnë më shumë para dhe jetojnë në një mjedis më të sigurt. Edhe në kohën e pandemisë së COVID-19, PKK-ja, si gjithmonë, e ka shëndetin dhe sigurinë e njerëzve përparësi kryesore,” theksoi Song në këtë konferencë.
Mirëpo Kina është sulmuar në lidhje me Xinjiang-un. Disa në Perëndim, si ish-sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, kanë thënë që në këtë rajon janë kryer “krime kundër njerëzimit” dhe “gjenocid”. Por pjesëmarrësit në këtë konferencë, shumë prej të cilëve e kanë zgjatur kohën e qëndrimit e tyre në Xinjiang, thanë që akuzat janë bërë me qëllim për të hedhur baltë kundër Kinës.
“Unë dua të them se thashethemet mbi Xinjiang-un janë të lidhura me sulmet e tjera ndaj Kinës, si p. sh. emërtimi nga Trump-i ‘virusi kinez’. Mendoj që zhvillimi i Kinës tregon të vërtetën dhe do të hedhë poshtë mashtrimet,” tha në një intervistë sekretari i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kurdistanit Kawa Mahmud.
Ai vuri në dukje gjithashtu që përpjekjet e Kinës në luftë antiterroriste kanë sjellë përvojë të vlefshme për vendet që përballojnë kërcënime të ngjashme.
“Terrorizmi është armiku i të gjithëve, por çdo vend e përballon këtë kërcënim sipas mënyrës së vet. Mendoj që modeli i Kinës është më i suksesshmi, siç kam parë në Urumqi kur isha atje disa vjet më parë,” tha Mahmud.
Kryetari i Partisë Patriotike të Turqisë Dogu Perinçek vuri në dukje në një intervistë se rritja në Xinjiang i ka lënë përshtypje shumë të thellë:
“Kam qenë pesë herë atje dhe çdo herë më ka lënë mbresa të mëdha rritja e këtij rajoni” .
Sipas tij, e vërteta e rritjes flet me shumë se trillimet.
“Ka shumë gënjeshtra mbi Xinjiang-un. P. sh., ka thënie për ‘gjenocid’, por në fakt popullsia atje është në rritje më të shpejtë se në krahinat e tjera në Kinë,” tha Perinçek.
Ai shtoi se, me zhvillimin e vazhdueshëm, faktet do të hedhin poshtë thashethemet.
Pjesëmarrësit në konferencë thanë gjithashtu që masat e kontrollit antiepidemik në Xinjiang gjatë vitit të kaluar kanë vlera pozitive veçanërisht për vendet si Afrika e Jugut dhe Irani, të cilat kanë pasur të njëjtat vështirësi, si marrja e masave të përshtatshme për komunitetet e ndryshme që kanë zakonet e tyre etnike dhe kulturore. (Jiang Lei)