富裕---[fù yù]---begati
“Dua të gatuaj një darkë të larmishme, me mish derri, mish pule, supë me djathë soje, me të gjitha këto.” Kjo ishte menuja për darkën e Vitit të Ri Kinez (Festës së Pranverës), e krijuar nga një grua e fshatit Atuler të prefekturës Liangshan të provincës Sichuan në Kinën Jugperëndimore. Ajo e kremtoi këtë festë me një darkë shumë të pasur, sepse kjo është Festa e parë e Pranverës pas shkëputjes së familjes së saj dhe të fqinjve nga varfëria.
Dëshira për një darkë të larmishme të Vitit të Ri vjen nga përmirësimi i jetesës, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Prefektura Liangshan, ku ndodhet fshati Atuler, është fusha kryesore e betejës kundër varfërisë në Kinë. Gjatë pesë vjet të kaluar, 353 mijë veta në këtë prefekturë u shpërngulën për zbutjen e varfërisë. Në vitin 2020, banorët e fshatit Atuler i dhanë lamtumirën jetës në “fshatin shkëmbor”, për të hyrë dhe dalë nga i cili duhen ngjitur dhe zbritur shkallët e çelikta në rrëpirë. Ata u shpërngulën në shtëpitë e reja buzë malit me ujë çezme dhe gaz natyror, të ndërtuara nga qeveria.
Shpërngulja e “fshatit shkëmbor” është pasqyra e suksesit të Kinës në zhdukjen e varfërisë absolute. Ashtu siç vuri në dukje presidenti i Kinës Xi Jinping, socializmi është për jetën e lumtur të popullit, pa përjashtuar asnjë kombësi, familje ose individ.
Në fund të vitit 2020, 52 kontetë dhe 1113 fshatrat e fundit të varfra në Kinë u shkëputën nga varfëria. Kështu, pas përpjekjeve 8-vjeçare, Kina realizoi shkëputjen nga varfëria të afro 100 milionë banorëve në zonat rurale sipas standardit të tanishëm në 832 konte të varfra. Qeveria kineze arriti një rezultat të kënaqshëm për popullin kinez dhe njëkohësisht dha edhe kontribut të madh për çështjen globale të zbutjes së varfërisë.
Sot, ky rezultat po shndërrohet në forcën e re të kinezëve për realizimin e një jete më të bukur, theksohet në komentin e CMG-së. Sipas llogaritjes në bazë të aftësisë blerëse, standardi kinez i shkëputjes nga varfëria është pak më i lartë se ai ndërkombëtar i publikuar nga Banka Botërore. Njëkohësisht, standardi kinez është kompleks, që do të thotë se të ardhurat neto për frymë e kalojnë në mënyrë të qëndrueshme standardin kombëtar për ndihmën ndaj të varfërve dhe sigurohen ushqimi, veshmbathja, arsimi i detyrueshëm, mjekimi bazë dhe strehimi.
Më e rëndësishmja është se qeveria kineze po përpiqet t’u krijojë të varfërve më shumë mundësi zhvillimi, që të konsolidojë rezultatin e zbutjes së varfërisë dhe të hapë fazën e re të zhvillimit.
“Përgatita mallra të pasura me rastin e Vitit të Ri.” Në prag të Festës së Pranverës, në një studio për ndihmën ndaj të varfërve nëpërmjet tregtisë elektronike, drejtuesi ishte shumë i zënë me shitjen e produkteve bujqësore nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejt në internet. Në vitin 2020, xhiroja e kësaj studioje të ndihmës për të varfërit arriti në 10 milionë juanë.
Në Kinë ka studio të tilla të panumërta të transmetimit të drejtpërdrejtë në ndihmë të të varfërve. Nga "Raporti statistikor për gjendjen e zhvillimit të internetit në Kinë" të publikuar ditët e fundit, del se deri në nëntorin e vjetshëm, 98 % e fshatrave të varfra ishin pajisur me fibra optikë. Shumë fshatarë të zonave të largëta i promovojnë produktet bujqësore nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejt në internet. Interneti u dha forcë të re zhvillimi zonave të varfra rurale të Kinës.
Në komentin e CMG-së thuhet se fryma e kinezëve e shfaqur gjatë Festës së Pranverës 2021 tregon se shkëputja prej varfërisë nuk është pikëmbërritja e përpjekjeve të tyre, por pikënisja e re drejt begatisë së përbashkët. (Wang Lei)