关系---[guān xì]---marrëdhënie
Kur u hedh një vështrim marrëdhënieve Kinë-ShBA gjatë 4 vjetëve të fundit, një fakt i pamohueshëm është se, për shkak që disa politikanë amerikanë e kanë konsideruar Kinën si rival strategjik dhe kanë bërë gabim në politikat ndaj Kinës, marrëdhëniet kino-amerikane kanë pasur një periudhë shumë të vështirë, çka ka dëmtuar rëndë paqen dhe stabilitetin e botës.
Një fjalë e urtë kineze thotë se “ai që e vë këmborën, edhe duhet ta heqë atë”, thotë CMG-ja në një koment të saj. Është e dukshme që një shikim i drejtë mbi Kinën është parakushti i administratës së re amerikane për hartimin e politikave mbi Kinën dhe kyçi për përmirësimin e marrëdhënieve kino-amerikane.
Më 2 shkurt, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të PKK-së Yang Jiechi bëri një videotakim me Komitetin Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë, duke paraqitur shumë këshilla për rikthimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrugën e duhur. Këshilla e parë është që Kina shpreson se ShBA-ja do të heqë dorë nga mendësia e vjetruar e lojës ku fituesi merr gjithçka, ta shikojë në mënyrë të drejtë Kinën dhe bashkë me palën kineze të ruajë drejtimin e duhur të marrëdhënieve dypalëshe.
Pas nëntorit 2020, kur kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping shprehu shpresën që të nxitet zhvillimi i shëndetëshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve kino-amerikane, ky është qëndrimi i fundit i Kinës për marrëdhëniet dypalëshe, çka ka treguar dëshirën e Kinës për bashkekzistencë paqësore me palën amerikane.
Është normale që të dyja palët duhet të ecin drejt njëra-tjetrës. Zv.drejtori i Institutit të Studimit të Politikave pranë Shoqatës Politike dhe Shoqërore për Azinë të ShBA-së Daniel Russel thotë që ShBA-ja nuk mund të humbasë rastin e mirë për përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën dhe duhet t'i rikthejë marrëdhëniet dypalëshe në një rrugë konstruktive. Sipas tij, politikanët në Uashington duhet të konsiderojnë në mënyrë të kujdesshme këshillat nga pala kineze. Hapi i parë i përshtatshëm mund të jetë shikimi i drejtë i Kinës.
Siç ka theksuar lideri kinez, synimi thelbësor i Kinës për zhvillimin është që të krijojë një jetë më të mirë për popullin kinez dhe Kina shpreson që vendet e botës, duke përfshirë edhe ShBA-në, të kenë zhvillim të përbashkët. Kina kurrë nuk ka menduar që të ndryshojë, të sfidojë ose të zëvendësojë ShBA-në dhe as ShBA-ja nuk duhet të mendojë ta ndryshojë dhe t'i japë formën që do vetë, Kinës. Xi Jinping-u u shpreh në fjalimin e tij në "Agjendën e Davosit” se vendet e botës kanë histori, kulturë dhe sisteme shoqërore të ndryshme, të cilat nuk janë të mira ose të këqija. Kyçi është nëse ato përshtaten me gjendjen e brendshme të këtyre vendeve. Vetëm kur të heqë “djallin në zemër”, ShBA-ja mund të ndreqë drejtimin e marrëdhënieve të saj me Kinën.
Kina asnjëherë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të ShBA-së. ShBA-ja duhet të zbatojë me rigorozitet parimin e “një Kine” dhe të ndalojë ndërhyrjen në çështjet e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Kinës në Hong-Kong, Xizang e Xinjiang, që të mos u shkaktojë dëme të mëtejshme marrëdhënieve kino-amerikane dhe interesave të vetë ShBA-së.
Me një fjalë, Kina është e gatshme për bashkekzistencë paqësore dhe përfitime të përbashkëta me ShBA-në dhe do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin, sigurinë dhe interesat e veta të zhvillimit. Ky është drejtimi i duhur i administratës së re amerikane për njohjen e Kinës.
Në gjendjen e tanishme, Kina dhe ShBA-ja kanë hapësirë të gjerë bashkëpunimi në luftën antiepidemike, mëkëmbjen ekonomike, ndryshimet klimatike etj. CMG-ja thekson në komentin e saj që qeveria amerikane duhet të heqë sa më parë pengesat ndaj shkëmbimeve të qarqeve të ndryshme të dy vendeve dhe të përpiqet të nxitë rikthimin e marrëdhënieve dypalëshe në shinat e duhura. Historia do ta provojë sërish që bashkëpunimi Kinë-ShBA mbështetet nga popujt dhe është prirja kryesore. (Jiang Lei)