平等---[píng děng]---barazi
Sipas të dhënave të publikuara më 11 janar nga Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve (CDC), në shtete të ndryshme të ShBA-së janë shpërndarë afro 25.5 milionë vaksina dhe rreth 9 milionë veta janë vaksinuar. Niveli i vaksinimit është vetëm 35.3 %, që është shumë më pak se objektivi i përcaktuar me 20 milionë vaksinime.
Vaksina konsiderohet si arma e fundit e njerëzimit kundër COVID-19. Por në këtë gjendje epidemike, kush mund të vaksinohet i pari është bërë jo vetëm një zgjedhje mjekësore, por dhe një temë politike, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
Të dhënat nga Universitetit Hopkins tregojnë që në dhjetë ditët e para të vitit 2021, në ShBA ka pasur 27 mijë të vdekur nga COVID-19. Me këtë ritëm, numri i të vdekurve në janar do të jetë më i madh se në çdo muaj të mëparshëm. Sipas planit të CDC-së, 21 milionë punonjës mjekësorë dhe tre milionë të moshuar në institucionet e përkujdesit do të vaksinohen të parët.
Mirëpo, njerëzit shohin në njoftimet e publikuara që “Shtëpia e Bardhë e para”, “Të pasurit të parët”, “Ata që kanë burime të brendshme të parët” etj. janë ato çfarë po ndodhin në të vërtetë. Kjo pabarazi e lartë e ka ndarë shoqërinë amerikane, e cila prej kohësh përballet me hendekun e madh shoqëror.
"New York Times" bëri të ditur që në një shtëpi për të moshuarit në Florida, është bërë vaksinimi. Ndër të vaksinuarit, shumica janë anëtarë të klubit "Palm Beach Country". Ndërkohë, gazeta "Washingtong Post" njoftoi që senatorja Lindsey Graham publikoi fotografinë e vaksinimit të saj, çka ka shkaktuar zemërim të madh te publiku, që ka akuzuar se “në momentin kur senatorët bëjnë vaksinën duke buzëqeshur, një amerikan në minutë po vdes nga ky virus”. Kryetarja e Shoqatës së Infermierëve në Karolinën e Jugut, Kelly Bouthillet, thotë që kjo është si një shuplakë për punonjësit mjekësorë dhe infermierët që po presin vaksinat.
Analistja Petula Dvorak e përshkruan këtë si mbytja e "Titanikut" në vitin 1912, duke thënë që ata senatorë që bëjnë të parët vaksinat janë si “udhëtarët në kabinat e klasit të parë të 'Titanikut'" dhe pas atyre, “njerëzit në kabinat e klasit të tretë po përballen me vdekjen”.
Në vitin 1776, ShBA-ja miratoi Deklaratën e Pavarësisë dhe parimi “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë” u bë themeli shtetëror i ShBA-së. Pas 200 vjetësh, fakti ka provuar që kjo vlerë e promovuar gjerësisht është si një gënjeshtër në përralla. Para jetës e vdekjes dhe pas “fateve të ndryshme përballë së njëjtës sëmundje” qëndron dukuria e pabarazisë.
Kreu i Shërbimit të Shëndetit Publik të ShBA-së, Jerome Adams, ka pranuar në mënyrë të sinqertë se para shpërthimit COVID-19, pjesëtarët e pakicave etnike ishin më të prekurit nga sëmundjet si presioni i lartë i gjakut, kanceri e diabeti, dhe COVID-19 e ka zbuluar më tej këtë dukuri të pabarazisë që ka ekzistuar për një kohë të gjatë.
Në maj, "Washington Post" vuri në dukje se “kjo është një masakër e miratuar nga shteti ... Po sakrifikohet enkas jeta e të moshuarve, punëtorëve, afroamerikanëve dhe hispanikëve.” Profesori i Universitetit Princeton Shamus Khan u shpreh me shqetësim që shumë shpejt përjashtimet do të shndërrohen në “rregullat e lojës” dhe ata që do të sakrifikohen do të jenë amerikanët e thjeshtë.
Përballë sfidave si COVID-19 dhe kriza ekonomike, vetëm duke iu përmbajtur konceptit të një komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit, mund të dalim nga vështirësia dhe të shohim dritën sa më parë. Vaksina është një shembull. Ajo duhet të jetë një produkt publik për tërë botën dhe jo një mburojë e veçantë për vendet e pasura. Barazia, drejtësia dhe zotërimi i lirshëm janë natyra bazë e vaksinave, përfundon komenti i CMG-së. (Jiang Lei)