朋友---[péng you]---mik
“Pavarësisht si do të ndryshojë gjendja ndërkombëtare, vendosmëria e Kinës për shtimin e bashkimit Kinë-Afrikë nuk do të ndryshojë,” tha kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping në Samitin e Posaçëm të Bashkimit Kinë-Afrikë kundër Epidemisë, duke theksuar që duhet të ngulet këmbë në luftën antiepidemike dhe të nxitet bashkëpunimi Kinë-Afrikë në mënyrë të vendosur. Në fillimin e vitit të ri, këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi bëri vizitë në pesë vende afrikane, duke pasur arritje të shumta dhe duke i treguar botës veprimet konkrete të Kinës.
Për 31 vjet me radhë, vizita në Afrikë në fillimin e vitit të ri është tradita e diplomacisë kineze. Në gjendjen epidemike, kjo traditë ka vazhduar dhe kjo tregon miqësinë e sinqertë të Kinës dhe vendeve afrikane për të luftuar kundër epidemisë.
Gjatë pesë ditëve të vizitës, Kina dhe vendet përkatëse arritën konsensus të gjerë mbi luftën kundër epidemisë, shpejtimin e rifillimit të punës e prodhimit, nxitjen e ndërtimit të përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë” dhe shtimin e bashkërendimit mbi çështjet rajonale e ndërkombëtare. Krahas këtyre, janë nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi, çka ka treguar fuqinë e madhe të miqësisë kino-afrikane.
Kina deklaroi qartas se do të vazhdojë të ofrojë materiale antiepidemike, do të dërgojë ekipe mjekësore në vendet që kanë nevojë, do të shpejtojë ndërtimin e projektit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Afrikës, do të zhvillojë bashkëpunim me vendet afrikane që kanë nevojë dhe do të ngrejë nivelin e zotërimit dhe përballimit të kostos së vaksinave nga Afrika.
Më 10 janar, në Sejshelle nisi programi i vaksinimit dhe presidenti i këtij vendi Wavel Ramkalawan bëri i pari vaksinën e prodhuar nga grupi kinez "Sinopharm". Kjo ka treguar besimin e ndërsjellë dhe miqësinë mes Kinës e Afrikës dhe ka hedhur poshtë thashethemet e vendeve perëndimore se “Kina po shton ndikimet e saj gjeopolitike në Afrikë duke shfrytëzuar epideminë”.
Si mike e vërtetë dhe e mirë, Kina në mënyrë të vendosur mbështet mëkëmbjen ekonomike të Afrikës. Nga njëra anë, Kina ka shprehur mbështetje për vendet afrikane, duke zbatuar aktivisht me anëtarët e G20-s nismën për shtyrjen e borxheve për Afrikën. Nga ana tjetër, Kina ka shtuar lidhjet me Afrikën, ka nxitur rifillimin e projekteve të bashkëpunimit dhe ka shpejtuar zbatimin e përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë”, duke ofruar ndihmë për stabilizimin ekonomik e përmirësimin e jetesës në Afrikë.
Vlen të përmendet që këtë herë, Kina ka nënshkruar memorandume mirëkuptimi me Kongo-Kinsashën (Republikën Demokratike të Kongos) dhe Botsvanën për ndërtimin e “Një brez, një rrugë”. Kështu, gjithsej 46 vende afrikane marrin pjesë tashmë në këtë nismë të bashkëpunimit miqësor.
Krahas kësaj, Kina ka paraqitur konceptin për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” nga katër aspekte: nxitja e ndërlidhshmërisë në kontinentin afrikan, mbështetja e krijimit të Zonën së Tregtisë së Lirë Afrikane, nxitja e procesit të industrializimit në Afrikë dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e inovacionit shkencor.
Analistët janë të mendimit që zgjerimi i nismës “Një brez, një rrugë” do të luajë rol të rëndësishëm për tejkalimin e vështirësive dhe zhvillimin ekonomik. Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari u shpreh: “Një vend me deficit të madh në infrastrukturë, nuk mund të realizojë zhvillimin e vazhdueshëm. E falënderojmë Kinën për mbështetjen në ndërtimin e hekurudhave e të rrugëve, në sektorin e energjisë elektrike, të mbrojtjes etj.” Ky është edhe një zë përfaqësues i vendeve të tjera afrikane.
Kush është miku i vërtetë i Afrikës? Koha e ka dhënë përgjigjen. Pas Samitit të Pekinit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë në vitin 2018, kanë nisur në mënyrë të gjithanshme “8 veprimet” dhe niveli i zbatimit konkret e ka kaluar 70 %. Në vitin e ri, Kina do të vazhdojë të zbatojë konceptin e “sinqeritetit të vërtetë”, të bashkërendohet me miqtë afrikanë dhe të krijojë komunitetin e fateve të përbashkëta Kinë-Afrikë. Po vendet perëndimore, çfarë mund të bëjnë për vendet afrikane përveç thashethemeve nga zilia?
(Jiang Lei)