强迫---[qiǎng pò]---i, e detyruar
“A mos vallë duhet të detyrohemi nga të tjerët për më shumë para, më shumë mjeshtëri dhe për një jetë më të mirë me duart tona?” Kështu u shpreh përfaqësuesi nga Hotani i Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës, Shirali Mamtmin, në një konferencë shtypi mbi çështjen e “punës së detyruar” në Xinjiang.
Është e vërtetë që banorët vendorë kanë më shumë të drejtë për të folur mbi çështjen e Xinjiangut. Në këtë konferencë shtypi, përpara gazetarëve nga brenda e jashtë Kinës, katër banorë të Xinjiangut me eksperiencat e veta, kanë zbuluar mashtrimet e mëdha të krijuara nga politikanët perëndimorë, përfshirë ata amerikanë.
Në një koment të saj, CMG-ja vëren se, qysh nga ky vit, disa forca antikineze me pretekstin e të drejtave të njeriut, kanë bërë zhurmë pandërprerë për të ashtuquajturën “punë e detyruar” në Xinjiang, duke paraqitur projektligje përkatëse dhe duke ushtruar sanksione ndaj zyrtarëve, institucioneve dhe ndërmarrjeve në Xinjiang. Në këtë çështje janë përfshirë disa interesa ekonomike, dhe arsyeja kryesore është që disa politikanë amerikanë po tentojnë të provokojnë harmoninë mes kombësive të ndryshme të Kinës dhe të prekin ndjeshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, me qëllim që të përbaltin dhe të pengojnë zhvillimin e Kinës.
Në fakt, stabilizimi i punësimit dhe ngritja e nivelit të jetesës janë garanci të rëndësishme për zhvillimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm. Kjo është një detyrë kyçe për qetësinë afatgjatë dhe interesat e kombësive në rajonin e Xinjiang-ut. Si është gjendja e punësimit në Xinjiang? Kina flet gjithmonë me fakte.
Në shtator dhe tetor, qeveria qendrore kineze publikoi librin e bardhë “Garantimi i punësimit në Xinjiang” dhe “Raportin e hetimit për punësimin e pakicave kombëtare në Xinjiang”. Nëpërmjet vizitave dhe hetimit nga afër, Kina ka provuar fuqimisht që në Xinjiang nuk ekziston dukuria e “punës së detyruar” dhe me politikat e garantimit të punësimit nga qeveria, punësimi i banorëve të pakicave kombëtare është mbi baza vullnetare dhe i lirë. Sipas të dhënave statistikore, qysh nga viti 2014, 117 mijë banorë të Xinjiang-ut kanë punuar ose po punojnë në krahinat e tjera të Kinës.
Mamtmini është i kënaqur nga puna e tij. Ai thotë që pagesa është llogaritur në bazë të vëllimit të punës. Sa punon, aq edhe fiton.
23-vjeçarja Pazaliya Tursun thotë që ajo ka punuar për vetëm një vit në Aksu të Xinjiang-ut dhe paga mujore e saj është rritur nga 2 mijë juanë në mbi 5 mijë, duke përmirësuar jetesën e familjes. “Jam shumë e kënaqur nga puna dhe jeta e tanishme dhe po jetoj e lirë dhe e lumtur,” thotë ajo.
Përvojat e tyre kanë treguar gjendjen e vërtetë të dhjetëra mijë punëtorëve nga Xinjiang-u, vijon komenti i CMG-së. Tani Xinjiang-u ndodhet në fazën më të mirë të zhvillimit. Me nxitjen e masave kundër varfërisë, ky rajon është larguar nga varfëria absolute. Çdo njeri pa paragjykime mund të shkojë në Xinjiang për vizitë dhe do të arrijë në një përfundim të drejtë. Siç ka thënë parlamentari nga Kirgizistani Adili Junus: “Unë shkoj shpeshherë në Xinjiang dhe kurrë nuk kam parë punë të detyruar atje”.
CMG-ja komentoi që banorët e Xinjiang-ut kanë vërtetuar me përvojat e tyre që masat e qeverisë kineze kanë nxitur fuqimisht stabilitetin dhe zhvillimin në këtë rajon dhe kjo përputhet me dëshirën e fortë të banorëve vendorë për një jetë të mirë. Lidhur me përbaltjen dhe provokimet nga forcat antikineze në vendet perëndimore, Mamtmin në mënyrë të vendosur ka thënë çfarë mendon populli në Xinjiang: “Askush nuk mund të na e heqë të drejtën për një jetë më të mirë.”
(Jiang Lei)