谎言---[huǎng yán]---mashtrim
Ditët e fundit, kryezyrtari mjekësor i Qendrës Shëndetësore të Universitetit të Kalifornisë Jugore të ShBA-së, Brad Spellberg, u shpreh para mediave: “Nuk do ta zbukuroj situatën. Ne po shembemi!”. Sipas njoftimeve nga CNN-i, javën e kaluar, rastet e epidemisë në Kaliforni patën një rritje të madhe, kapaciteti i spitaleve është në nivelin e alarmit dhe personeli mjekësor po përballet me një stres pune ekstrem.
Një gjendje e tillë është jo vetëm në Kaliforni, por në tërë SHBA-në. Rrjeti ABC njoftoi më 19 dhjetor se shtatë ditët e fundit kanë qenë java më e tmerrshme pas shpërthimit të epidemisë, kur janë raportuar mbi 210 mijë raste të konfirmuara çdo ditë, dhe mbi 18 mijë të vdekur.
Përpara një tragjedie të tillë, ata politikanë amerikanë që kanë mashtruar gjatë gjithë këtyre muajve duhet të mbajnë përgjegjësi, thotë Grupi Mediatik i Kinës në një koment të tij. Uebsajti amerikan “Politic Facts” e përzgjodhi “nënvlerësimin dhe mohimin e epidemisë së COVID-19” si mashtrimin e vitit 2020 me arsyetimin: "Mashtrimi më i keq është jo vetëm i dëmshëm, por edhe vdekjeprurës"!
Më 19 dhjetor, "Washington Post" publikoi një artikull me titullin “Idetë e çuditshme, refuzimi i fakteve dhe menaxhimi i dobët të liderëve amerikanë kanë shkaktuar këtë dimër të errët epidemik”, ku zbulohen gabimet e njëpasnjëshme të qeverisë amerikane gjatë 10 muajve të kaluar.
Në këtë artikull përmendet një detaj. Në mars 2020, zyrtari i Departamentit amerikan të Shëndetësisë, Robert Kadlec, i telefonoi një kompanie gjigante amerikane për të prodhuar maska të mjaftueshme dhe për t'ua shpërndarë ato të gjitha familjeve amerikane , duke bërë thirrje për vendosjen e maskave. Por ky program u ndalua nga Marc Short, kreu i stafit të zv.presidentit Pence, sepse për Shortin, kriteri i vendimmarrjes nuk është zbutja e epidemisë, por pakësimi i dëmeve ndaj politikanëve kryesorë amerikanë. Si pasojë, ky vendim bëri që ShBA-ja të humbiste rastin për të marrë masën antiepidemike “Maskë për çdo njeri”, duke e bërë “Dyshimin te maska” një simbol absurd të punës antiepidemike të qeverisë amerikane.
Liderët amerikanë nuk kanë bërë pothuajse asgjë përballë përhapjes së epidemisë. Kohët e fundit, lideri amerikan dhe zonja e parë zhvilluan një pritje për një festë tradicionale në Shtëpinë e Bardhë. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo madje organizoi “një festë prej 900 vetash” në Departamentin e Shtetit. Por ai vetë mungoi, se ishte karantinuar pasi kishte kontaktuar me një person që kishte testuar pozitiv për COVID-19.
Mirëpo, qeveria amerikane po bën përpjekje të mëdha në provokimin e sulmeve ndaj vendeve të tjera, duke krijuar shpeshherë çështje të nxehta ndërkombëtare. Nga një anë ajo nuk bën asgjë kundër epidemisë, por nga ana tjetër krijon me të gjitha forcat probleme me vendet e tjera. Njerëzit po e shohin qartë: parimi antiepidemik nga politikanët amerikanë në fakt është ftohtësia dhe “përparësia e interesave politike private”!
Për popullin amerikan, dimri i vërtetë nuk ka ardhur ende. Sipas parashikimeve nga instituti IHME pranë Universitetit të Uashingtonit, në tre muajt e ardhshëm, mbi 237 mijë amerikanë do të vdesin nga COVID-19. Kjo do të thotë që çdo minutë, afro dy veta në ShBA do të vdesin nga kjo epidemi.
CMG-ja komentoi që nuk dihet që sa kohë do të zgjasë “kjo tragjedi e krijuar nga njeriu”, por pa dyshim është një turp dhe hidhërim për superfuqinë e vetme të botës.
(Jiang Lei)