霸凌---[bà líng]---ngacmim

Në një deklaratë të bërë të martën, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dënoi pa bazë hartimin e zbatimin sipas ligjit nga pala kineze të Ligjit mbi Sigurinë Kombëtare në Hong-Kong dhe shpalli se pala amerikane do të ushtrojë të ashtuquajturat “sanksione” ndaj zv.kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Kundrejt këtij veprimi arrogant të palës amerikane, pala kineze do të kundërpërgjigjet në mënyrë të fortë, për të mbrojtur me vendosmëri sigurinë e sovranitetin e vendit dhe interesat e zhvillimit, reagoi po të martën zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying.

Ky është një veprim brutal dhe i paarsyeshëm, që përbalt seriozisht procedurat normale të organit më të lartë të pushtetit në Kinë, shkel seriozisht parimet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërhyn brutalisht në punët e brendshme të Kinës dhe dëmton seriozisht marrëdhëniet kino-amerikane. Ky është krejtësisht një ngacmim politik, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

Në qershor të vitit të kaluar, me planifikimin dhe nxitjen nga forcat e jashtme, në Hong-Kong u krijuan turbullira kundër rishikimit të Rregullores së Riatdhesimit. Veprimet kriminale të radikalëve për “pavarësinë e Hong-Kongut” shkaktuan trazira serioze në shoqërinë e Hong-Kongut. Një pjesë zyrtarësh publikë në Hong-Kong bashkëvepruan fshehurazi me palën amerikane dhe dëmtuan drejtpërdrejt sigurinë territoriale, politike dhe publike të Hong-Kongut, duke kërcënuar seriozisht lulëzimin dhe stabilitetin afatgjatë të tij, si dhe interesat kombëtare të Kinës.

Asnjë vend nuk do të shpërfillte boshllëqet lidhur me sigurinë kombëtare dhe nuk do të lejonte nëpunësit e vet të bashkërendoheshin me të huajt në problemin e sigurisë kombëtare, thuhet në komentin e CMG-së. Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës hartoi Ligjin mbi Sigurinë Kombëtare në Hong-Kong sipas ligjit të brendshëm dhe rregullave ndërkombëtare.

Nxitja e qeverisjes së Hong-Kongut dhe goditjes së kriminelëve në bazë të ligjit e ka mbrojtur Hong-Kongun nga trazirat dhe është mirëpritur gjerësisht nga hongkongasit. Në një sondazh në nëntor të këtij viti, 60 % e të pyeturve shprehën përkrahjen ndaj vendimit të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Pavarësisht nga vullneti i banorëve të Hong-Kongut, politikani amerikan që nuk i do të mirën Hong-Kongut, tregon shqetësim të jashtëzakonshëm dhe e dënon organin më të lartë ligjvënës në Kinë. Prapa veprimit të tij fshihen qëllime të mbrapshta.

Nga njëra anë, nëpërmjet pengimit të zbatimit normal të Ligjit mbi Sigurinë Kombëtare në Hong-Kong, ai synon të pengojë zbatimin e parimit “Një vend, dy sisteme” dhe më tej, të frenojë zhvillimin e Kinës.

Nga ana tjetër, ai përpiqet me të gjitha forcat të pengojë dhe të zvogëlojë hapësirën e administratës së ardhshme të ShBA-së për t'i kthyer marrëdhëniet kino-amerikane në rrugën e duhur.

Synimet e liga të ngacmimit politik nga ana e politikanit amerikan e meritojnë të vihen re nga të gjithë, komentoi CMG-ja. (Wang Lei)