12月---[shí èr yuè]---dhjetor
Sipas rezultateve të një studimi nga qeveria amerikane të publikuar më 30 nëntor, në ShBA ka pasur raste të infektimit nga koronavirusi i ri që në mes të dhjetorit 2019. Kjo është disa javë përpara zbulimit të koronavirusit të ri në Kinë dhe afro një muaj më herët se rasti i parë i infektimit nga koronavirusi i ri i konfirmuar nga departamenti i shëndetit publik i ShBA-së.
Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën "Clinical Infectious Diseases". Ndër 7389 mostrat e gjakut të mbledhura nga Kryqi i Kuq i ShBA-së në nëntë shtete amerikane, studiuesit e Qendrës së Kontrollit dhe të Parandalimit të Sëmundjeve të ShBA-së (CDC) zbuluan 106 raste infektimi nga koronavirusi i ri. Kjo është një dëshmi e fortë që virusi ishte përhapur në botë para se autoritetet dhe punonjësit shëndetësore të ishin të vetëdijshëm për këtë. Kjo ndryshon njohuritë e njerëzve mbi kohën e fillimit dhe përhapjen e virusit.
Studimet janë bazuar në mostrat e gjakut të mbledhura nga 13 dhjetor 2019 deri më 17 janar 2020. Studiuesit u shprehën që infektimi nga koronavirusi ndoshta ka filluar në dhjetor 2019 në ShBA.
Sistemi imunitar krijon antitrupa pasi takohet me virusin dhe zbulimi i antitrupave tregon që njerëzit kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit. Gjatë studimeve dhe analizave, shkencëtarët e CDC-së gjetën antitrupa në mostrat e mbledhura më 13-16 dhjetor 2019 në Kaliforni, Oregon dhe Uashington. Kjo tregon që infektimi me koronavirusin e ri në Bregun Perëndimor të ShBA-së ka filluar në mes të dhjetorit.
Krahas kësaj, studiuesit kanë gjetur 67 mostra me antitrupa të mbledhura nga 30 dhjetor 2019 deri më 17 janar 2020 nga Maseçusets, Miçigan, Uiskonsin, Ajova, Konektikat dhe Rod Ajlënd. Kjo tregon që në fillim të këtij viti, rastet ishin përhapur më shumë, por ende ishin të veçuara.
Studiuesit shtojnë që ata kanë përjashtuar mundësinë që antitrupat të jenë shkaktuar nga viruset e zakonshme. Në 84 mostra janë zbuluar antitrupat e veçanta ndaj koronavirusit të ri.
Rezultatet e studimit provojnë që gjithnjë e më shumë dëshmi tregojnë se koha e fillimit të infektimit nga COVID-19 jashtë Kinës është më e hershme sesa njihej më parë. Për shembull, gjatë analizimit të mostrave të pacientëve në Francë më 27 dhjetor 2019, janë gjetur edhe të virusit të COVID-19.
Sipas CDC-së, rasti i parë i infektimit nga COVID-19 në ShBA është njoftuar më 19 janar 2020, dy ditë pas fillimit të testimeve në CDC.
Studimet e mëparshme kanë treguar që koronavirusi i ri nuk ishte një infektim i thjeshtë dhe kishte filluar të përhapej në lagjet e banimit në ShBA në mes dhe fund të janarit të sivjetshëm.
Studiuesit e CDC-së kanë vënë në dukje që kërkimet e reja tregojnë vlerën e mbledhjes së mostrave të gjakut për të dëshmuar përhapjen e virusit. CDC-ja do të vazhdojë këtë mënyrë studimi mbi COVID-19.
Studiuesit kanë gjetur prova gjithashtu që koronavirusi i ri ka qenë përhapur më gjerësisht sesa tregojnë rezultatet e analizave. Sipas vlerësimeve nga CDC-ja, deri në fund të shtatorit 2020, në ShBA afro 53 milionë veta ishin infektuar nga COVID-19. Në atë kohë ishin konfirmuar 6.9 milionë raste infektimi. Kjo tregon që vetëm një ndër tetë raste ishte konfirmuar. (Jiang Lei)