访问---[fǎng wèn]---vizitë

"Ky do të jetë një udhëtim i turpshëm". Ky është vlerësimi për turneun që Mike Pompeo ka nisur në shtatë vende të Evropës dhe Lindjes së Mesme. "Sekretari më i keq i Shtetit në historinë e Shteteve të Bashkuara" po përpiqet ta përdorë fuqinë e kryediplomatit për të inskenuar “çmendurinë e fundit”. Sidoqoftë, ashtu si trajtimi që mori më parë, Pompeo është përballur e do të përballet në mënyrë të pashmangshme me sfida e kritika në vendet që ka vizituar ose do të vizitojë gjatë turneut të tij.

Le të shohim ndalesën e parë, Francën. Sipas “France 24News” presidenti francez Emannuel Macron e ka bërë të qartë se takimi me Pompeon do të jetë “plotësisht transparent” për ekipin e Biden-it. Sa i përket probabilitetit të lartë që Pompeo të kërkojë mbështetjen franceze në çështjen e tërheqjes së trupave amerikane nga Lindja e Mesme, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian u përgjigj se pala franceze do të nxisë vazhdimin e qëndrimit të trupave amerikane në Irak dhe Afganistan. Këto deklarata të palës franceze pa dyshim nuk janë shumë miqësore.

Ndalesa e dytë është në Turqi. Për shkak se Pompeo i ka kushtuar shumë vëmendje çështjes së “lirisë fetare” në Turqi para vizitës së tij, pala turke bëri drejtpërdrejt një deklaratë, duke kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që “të shihen në pasqyrë së pari dhe të përballen me çështje të të drejtave të njeriut, si racizmi, islamofobia dhe krimet e urrejtjes, që ekzistojnë në vendin e vet". Presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe ministri i Jashtëm Mevlut Çavushoglu gjithashtu nuk caktuan një takim me Pompeon. Përballë "fjalëve të mirëseardhjes" nga pala turke, a do të ndiejë ndopak turp Pompeo në Turqi, pyet në një koment të saj CMG-ja?

Përveç kësaj, ai gjithashtu ka organizuar një vizitë të diskutueshme kësaj here në vendbanimet hebreje në territoret e pushtuara palestineze të Bregut Perëndimor. Meqenëse këto vendbanime konsiderohen të paligjshme nga pothuajse të gjitha vendet, kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh e dënoi me forcë udhëtimin e Pompeos, duke thënë se kjo do të krijonte një “precedent të rrezikshëm” për legalizimin e vendbanimeve dhe do të ishte një goditje ndaj rezolutave të OKB-së.

Pompeo famëkeq e dinte që ai nuk ishte i mirëpritur në botë, atëherë pse këmbënguli për të filluar një turne në shtatë vende para përfundimit të mandatit të tij?

Kori Schake, drejtore i studimit të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes në Institutin Amerikan të Sipërmarrjes, u shpreh: “Unë mendoj se Pompeo dëshiron të ketë një mundësi të fundit për t'u bërë përshtypje votuesve për zgjedhjet e 2024-s. “ Gazeta “The Jerusalem Post" e tha haptas se vizita e Pompeos në Izrael synon marrjen e votave për zgjedhjet e vitit 2024.

Duke e parë qartë këtë, mund të kuptojmë më mirë pse Pompeo ka qenë kaq i shfrenuar kohët e fundit, që nga sulmi ndaj sistemit kinez në gjuhën më të egër, te pretendimi se "Tajvani nuk është pjesë e Kinës". Ai është i dëshpëruar për të tërhequr forcat populiste në kampin republikan dhe për të hapur rrugën për perspektivat e tij politike.

CMG komentoi se ngrehina e fuqisë dhe e dëshirës së Pompeos, e ndërtuar mbi "gënjeshtra, mashtrime dhe vjedhje", po shembet. "Çmenduria e fundit" që bëri ai nuk mund t'i sjellë rezultatin e dëshiruar, por do të zbulojë më tej stigmën.(Vera/Artan))