开放---[kāi fàng]---hapje

“Të përpiqemi të bëhemi pionierë të Reformës e Hapjes me nivel më të lartë”; “Të tregojmë më mirë konceptin kinez, frymën kineze dhe rrugën kineze”... Më 12 nëntor, lideri më i lartë i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim në ceremoninë e kremtimit të 30-vjetorit të hapjes së zonës Pudong të Shangait, duke shprehur shpresën për të ardhmen e Pudong-ut.

Në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) vihet në dukje se, duke u hedhur një vështrim 30 vjetëve të kaluar, vëren se zhvillimi i Pudong-ut ka pasur arritje që kanë mrekulluar tërë botën: janë tërhequr 102.95 miliardë dollarë amerikanë investime, janë grumbulluar 36 mijë e 200 ndërmarrje nga 170 vende e rajone, 350 kompani shumëkombëshe kanë hapur selitë e tyre rajonale dhe 346 ndër 500 ndërmarrjet kryesore të botës kanë bërë investime...

Siç ka vënë në dukje Xi Jinping-u, arritjet e dukshme që ka pasur Pudong-u gjatë 30 vjetëve të hapjes, kanë ofruar dëshminë më të gjallë konkrete për epërsinë e sistemit socialist me karakteristika kineze dhe kanë pasqyruar në mënyrë më të gjallë Reformën e Hapjen dhe modernizimin socialist.

“Ta mendojmë hapjen e Pudong-ut pranë globit”, kjo shprehje ka qenë shumë e përhapur para 30 vjetësh. Kjo tregon që, qysh nga fillimi, Pudong-u ka synuar "të zhvillojë dialog ekonomik me mbarë botën". Me këtë qëndrim të hapur dhe vullnet të vendosur, Pudong-u ka arritur suksesin e tij. Zona e parë me favorizim fiskal, zona e parë e përpunimit të eksporteve, banka e parë me investime të huaja, kompania e parë e sigurimeve me investime të huaja... në Pudong janë shënuar shumë “të para”.

Sipas planifikimit për zhvillimin e Kinës, nga tani deri në mesin e këtij shekulli, Kina do të bëhet një vend i fuqishëm modern socialist. Në një gjendje botërore me ndryshime si kurrë më parë në 100 vjetët e fundit, Kina po shpejton formimin e modelit të ri të zhvillimit. Atëherë, si mund të realizohen më mirë përfitimet e përbashkëta nga Pudong-u dhe bota? Fjala kyçe është “hapja sistemore me nivel të lartë”, thekson në komentin e saj CMG-ja.

Pas Kongresit të 18-të të PKK-së, në vitin 2013 u krijua Zona Eksperimentale e Tregtisë së Lirë e Shangait dhe u hartua lista e parë negative për hyrjen e investimeve të huaja në tregun vendas. Eksperiencat e Pudong-ut për hapjen sistemore me nivel të lartë janë përhapur pandërprerë në tërë vendin. Në mbledhjen kremtuese, Xi theksoi që “duhet të nxitet thellësisht hapja sistemore me nivel të lartë dhe të krijohen epërsi të reja në bashkëpunimin dhe konkurrimin ndërkombëtar”. Kjo është përmbledhja e përvojës së Pudong-ut gjatë 30 vjetëve të kaluar, si edhe kërkesë për zhvillimin e ardhshëm të Pudong-ut.

Xi theksoi gjithashtu që të shfrytëzohet roli i distriktit të ri Lingang në Zonën Eksperimentale të Tregtisë së Lirë të Shangait, “të zbatohen standardet më të larta, të arrihet në nivel më të lartë dhe të bëhen testime nën trysninë më të madhe”, për të arritur përparime në disa sektorë kryesorë. Këto dy “më të larta” dhe një “më e madhe” kanë përcaktuar objektivin e zhvillimit për distriktin e ri Lingang dhe me siguri do të krijojnë “shpejtësinë e Shangait” të "Tesla"-s, që habiti tërë botën.

CMG-ja komenton që rëndësia e zhvillimit të ardhshëm të Pudong-ut nuk është vetëm shpejtësia e zhvillimit, por pikësëpari gjallëria e fuqishme aktive e socializmit me karakteristika kineze. Në 30 vjetët e ardhshëm bota do të shohë një Pudong dhe Kinë me më shumë gjallëri dhe nga kjo gjallëri, bota do të gëzojë më shumë raste zhvillimi. (Jiang Lei)