博览会---[bó lǎn huì]---ekspozitë

72.62 miliardë dollarë amerikanë, 2.1% më shumë se në edicionin e 2-të: edicioni i 3-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), që u mbyll të martën, pati një varg arritjesh pozitive. Lidhur me edicionin e sivjetshëm të CIIE-së, në një koment të saj CMG-ja thekson që kjo ekspozitë ka përmbledhur katër funksione kryesore: blerjet ndërkombëtare, nxitjen e investimeve, shkëmbimet kulturore dhe hapjen e bashkëpunimin.

Në ekspozitën e sivjetshme morën pjesë afro 80 % e kompanive të listës së 500 ndërmarrjeve kryesore të botës dhe e kompanive udhëheqëse në sektorë të ndryshëm që ishin të pranishme edhe në edicionin e 2-të. Numri i pjesëmarrësve nga ShBA-ja u rendit në vendin e 3-të, kurse numri i mallrave amerikane në vendin e parë. Kështu që thënia për "shkëputjen" nga Kina, e promovuar nga disa politikanë amerikanë, është një shaka pa bazë.

Përfaqësuesi i degës së kompanisë amerikane "Coach Trading" në Shangai bëri të ditur që në këtë edicion të ekspozitës, kjo kompani mori porosi me vlerë 310 milionë dollarë. Siç është raportuar nga mediat e huaja, “statusi i Kinës si treg kyç i konsumit dhe bërthamë e zinxhirit të furnizimit ende është i fortë”.

CIIE është mirëpritur shumë nga të gjithë dhe të dhënat ekonomike tregojnë që pas të ardhurave prej 72.62 miliardë dollarësh qëndron një treg me potencial gjigant. Nga fuqia mahnitëse e blerjes nga konsumatorët, deri në modernizimin e sektorit të prodhimit dhe nxitjen e integrimit mes zinxhirit industrial dhe zinxhirit të furnizimit, mund të shohim energjinë e tregut kinez.

Një gjë inkurajuese për kompanitë e huaja është që inovacioni po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin e Kinës. Vitin e kaluar Kina investoi 2.17 trilionë juanë në kërkim e zhvillim, shifër kjo që zuri 2.19 % të GDP-së së vendit, duke qenë në nivelin e BE-së. Ndërsa për treguesin e aftësisë së inovacionit Kina u rendit në vendin e 15-të. Këtë herë, në CIIE janë paraqitur 411 produkte, teknologji e shërbime të reja.

Presidenti i grupit francez "Michelin" për tregun kinez, Kamran Vossoughi, thotë që nga “Prodhuar në Kinë” deri në “Prodhimin inteligjent” në Kinë, bota ka dëshmuar përparimet e Kinës në sektorin e inovacionit dhe "Michelin" po pret të marrë pjesë në bashkëpunimin inovativ me Kinën.

Më e rëndësishmja është që Kina ka vazhduar të përpiqet për hapjen e mëtejshme dhe për një ekonomi botërore më të hapur. Kjo i ka treguar botës sinqeritetin dhe përgjegjësinë e Kinës. Megjithëse unilateralizmi dhe proteksionizmi e kanë goditur ekonominë botërore, Kina ka vijuar njohjen e qartë të gjendjes që “prirja e përgjithshme për hapje dhe bashkëpunim nuk ka ndryshuar”.

Në CIIE 2020, Kina ka shpallur katër masat e reja për hapjen e gjithanshme, me synim që tregu kinez të shndërrohet në një treg global. Për këtë arsye, qindra ndërmarrje kanë paraqitur aplikimet e tyre për të marrë pjesë në edicionin e 4-t të ekspozitës, dhe madje afro 100 kompani kanë rezervuar që tani vendet e ekspozimit për tre edicionet e ardhshme. Në komentin e vet CMG-ja vë në dukje që Kina po nis modernizimin e gjithanshëm socialist dhe kjo do të krijojë më shumë “mundësi të CIIE-së”, ndërsa deklaratat për "shkëputje” do të mbeten thjesht një shkaka. (Jiang Lei)