就业---[jiù yè]---punësim

Kohët e fundit, Instituti i Politikave Strategjike i Australisë publikoi raportin mbi Xinjiang-un, duke deklaruar që në këtë rajon të Kinës ekziston “dukuria e punës së detyruar në shkallë të gjerë”. Disa politikanë perëndimorë po e shfrytëzojnë këtë raport për të përbaltur gjendjen e të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe për të bërë sulme ndaj politikave të qeverisë kineze për Xinjiang-un.

Më 19 tetor, Qendra e Studimeve për Zhvillimin e Xinjiang-ut publikoi raportin për punësimin e pakicave kombëtare të Xinjiang-ut, që tregon se politikat e punësimit në këtë rajon kanë respektuar plotësisht dëshirat e punëtorëve të pakicave kombëtare, duke mbrojtur të drejtën bazë të njeriut për punë dhe për zhvillim.

Raporti është hartuar nga një grup ekspertësh, të cilët kanë bërë vizita në shumë qytete të Xinjiang-ut, ka zhvilluar biseda të hollësishme me mbi 70 ndërmarrje, 800 menaxherë kompanish e banorë të pakicave kombëtare dhe ka studiuar mbi 26 dokumente qeveritare të publikuara që nga viti 2016-s e 48 artikuj akademikë të publikuar që prej 2005-s.

Sipas hetimeve në katër fshatra në Kashgar dhe Hetian, 86.5 % e fshatarëve kanë dëshirë të shkojnë jashtë vendlindjes për të punuar. Për arsye që ka pasur probleme si niveli i ulët i të ardhurave dhe punësimi i paqëndrueshëm, pakicat kombëtare në Xinjiang shpresojnë që të marrin mbështetje nga qeveria. Mehmeti nga qyteza Shule e Kashgarit thotë: “Nuk është e lehtë të gjejmë vetë punë dhe shpresojmë që qeveria të na ndihmojë për punësim dhe përgatitje profesionale.” Në fakt, organet e pushtetit të niveleve të ndryshme në Xinjiang kanë publikuar politikat e punësimit, për të ofruar mbështetje për pakicat kombëtare që ato të dalin nga varfëria.

Ndërkohë, është respektuar liria dhe të drejtat e besimit fetar të pakicave kombëtare, dhe janë garantuar plotësisht të drejtat e ligjshme të tyre. Kur banorët nga Xinjiang-u shkojnë jashtë rajonit për të punuar, informohen nga qeveria për numrin dhe vendndodhjen e xhamive dhe nuk ka asnjë ndërhyrje ndaj veprimtarive të ligjshme fetare.

Yumer, një banor nga Xinjiang-u që punon në Nankin, u shpreh: “Këtu jemi të lirë të falemi dhe mund të shkoj në xhami në çdo kohë pa asnjë kufizim.”

Krahas kësaj, edhe shumë ndërmarrje në krahinat e tjera të Kinës kanë shërbime të ushqimit hallall, me synim që të kujdesen për zakonet e jetesës të punëtorëve nga Xinjiang-u. Faktet kanë provuar që nisma “Punë me nder” e paraqitur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, është zbatuar plotësisht në punësimin e banorëve të pakicave kombëtare të Xinjiang-ut, çka ka përmirësuar në mënyrë të dukshme nivelin e jetesës së tyre.

Sipas statistikave, nga viti 2013 deri në fund të vitit të kaluar, niveli i varfërisë në Xinjiang ra nga 19.4 % në 1.24%. Pritet që deri në fund të vitit 2020, varfëria në Xinjiang të zhduket plotësisht. Të ardhurat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare janë rritur ndjeshëm. Për shembull, Mahmuti nga qyteti Aksu aplikoi për punë në një kompani të pajisjeve elektrike në Hangzhou. Me të ardhura vjetore prej rreth 55 mijë juanësh, ai u largua nga varfëria brenda vetëm një viti.

Siç është theksuar në raport, pakicat kombëtare e Xinjiangut kanë realizuar “punën e ndershme”. Ky është simbol i qartë për zhvillimin e të drejtave të njeriut dhe arritje e dukshme e politikave të qeverisë kineze për Xinjiang-un. Kjo është pranuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.

Në debatet e përgjithshme të Komitetit të 3-të të legjislaturës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 48 vende mbajtën një fjalim të përbashkët, duke vlerësuar arritjet e Kinës në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe duke kundërshtuar në mënyrë të vendosur politizimin e çështjes së të drejtave të njeriut, politikën e standardeve të dyfishta dhe akuzat pa bazë ndaj Kinës.

(Jiang Lei)