多边主义---[duō biān zhǔ yì]---Multilateralizëm

"Problemet e botës janë të shumta dhe të mëdha dhe sfidat globale po rriten dita-ditës. Ato duhet dhe mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit. Çështjet ndërkombëtare duhet të zgjidhen përmes konsultimit dhe ndihma e ndërsjellë është bërë një konsensus i gjerë i bashkësisë ndërkombëtare."

Në Samitin e 75-vjetorit të themelimit të Kombeve të Bashkuara mbajtur disa ditë më parë, fjalimi me video i presidentit kinez Xi Jinping nxiti jehonë të gjerë në komunitetin ndërkombëtar, duke theksuar urgjencën dhe rëndësinë e përgjigjes ndaj sfidave aktuale të rrezikut global në frymën e shumëpalësisë.

Prej fillimit të këtij viti, epidemia e llojit të ri solli në mënyrë të papritur një ndikim të rëndë në shoqërinë njerëzore. Veprimtaritë normale tregtare të vendeve të ndryshme u pezulluan papritur dhe ekonomia botërore sot është në recesion. Në të njëjtën kohë, ndjenja proteksioniste që përshkoi bashkësinë ndërkombëtare pas krizës financiare është shpeshtuar. Superfuqitë individuale kanë ecur gjithnjë e më tej në rrugën e unilateralizmit, duke minuar seriozisht bashkëpunimin ndërkombëtar në parandalimin dhe kontrollin e epidemive, dhe madje duke kërcënuar që të shtyjnë botën përsëri në konfrontim. Përballë vështirësive dhe sfidave botërore, Kina, si një vend i madh përgjegjës, vazhdon të fuqizojë bashkëpunimin shumëpalësh dhe ta ndihmojë botën të dalë nga vështirësia.

Njerëzit janë të ndërgjegjshëm se pas shpërthimit të epidemisë, Kina njoftoi me njëherë dhe mënyrë aktive Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe vendet përkatëse dhe organizatat rajonale, ofroi sekuencën e re të gjenomit të koronavirusit dhe informacione të tjera dhe shpalli planin e diagnozës dhe trajtimit dhe planin e parandalimit dhe kontrollit në kohën e parë. Kina ndau përvojën e parandalimit, kontrollit dhe trajtimit me të gjitha palët pa rezerva. Deri tani, Kina ka dërguar 34 ekipe ekspertësh mjekësorë në 32 vende, ka siguruar 283 grupe të ndihmës anti-epidemike për më shumë se 150 vende dhe organizata ndërkombëtare dhe ka siguruar dhe eksportuar materiale parandaluese të epidemisë në mbi 200 vende dhe rajone. Në të njëjtën kohë, Kina mbështet në mënyrë të vendosur OBSh-në dhe mekanizmat e tjerë të bashkëpunimit shumëpalësh, nxit parandalimin dhe kontrollin e përbashkët ndërkombëtar dhe mbron në mënyrë aktive krijimin e një komuniteti të shëndetit njerëzor, i cili është njohur dhe vlerësuar gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare.

Për të promovuar thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar anti-epidemik, Kina njoftoi një seri masash të rëndësishme për të mbështetur luftën globale kundër epidemisë, duke përfshirë sigurimin e ndihmës ndërkombëtare prej 2 miliardë dollarësh brenda dy viteve për të mbështetur luftën kundër epidemisë në vendet e prekura nga epidemia, veçanërisht vendet në zhvillim dhe për mëkëmbjen ekonomiko- shoqërore; ka bashkëpunuar me Kombet e Bashkuara për të ngritur një depo globale humanitare me qendër në Kinë; krijoi një mekanizëm bashkëpunimi me 30 spitale homologe kineze dhe afrikane; njoftoi se vaksina e re e Kinës do të zhvillohet dhe do të vihet në përdorim si një produkt publik global, punoi me 20 vende anëtarët e grupit për të zbatuar "Nismën e Shlyerjes së Borxhit për Vendet më të Varfëra" etj.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres komentoi se faktet kanë provuar se Kina është mbështetja më e rëndësishme për multilateralizmin, "duke i dhënë botës siguri, besim dhe shpresë". Shumë analistë theksuan se veprimet e Kinës kanë injektuar energji të fortë në "momentin më të errët" të shoqërisë njerëzore.

Vazhdimi i epidemisë ka shkaktuar gjithashtu një ndikim të madh në ekonominë globale. Si të kapërcejmë sfidat e epidemisë dhe të promovojmë rimëkëmbjen ekonomike globale? Bashkëpunimi shumëpalësh mbetet gjithashtu zgjedhja më e mirë. Në këtë drejtim, Kina ka vepruar. Nga mbrojtja e vendosur e sistemit tregtar shumëpalësh të bazuar në OBT, në krijimin e "kanaleve të gjelbërta" me shumë vende për të ndihmuar rifillimin e punës dhe të prodhimit për të ruajtur stabilitetin e zinxhirit të furnizimit global të zinxhirit industrial, deri te sigurimi i mbështetjes materiale anti-epidemike për vendet përkatëse përmes nismës "Një brez, një rrugë". Kina gjithmonë ka nxitur rimëkëmbjen e përbashkët të botës me rimëkëmbjen e saj ekonomike.

Sipas të dhënave zyrtare kineze, në tetë muajt e parë të këtij viti, importet dhe eksportet e tregtisë së jashtme të Kinës me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" arritën në 5.86 trilionë juanë, me një rritje prej 0.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Kompanitë kineze investuan 11.8 miliardë dollarë në investime direkte jo-financiare në vendet përgjatë "Një brez, një rrugë", me një rritje prej 31.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kohët e fundit, në uebsajtin "Rusia" u publikoi një artikull se përballë krizës globale të shëndetit publik dhe depresionit ekonomik botëror që nuk është parë në dekada, vendet pjesëmarrëse në nismën "Një brez, një rrugë" nuk e kanë ngrirë bashkëpunimin, por e kanë shndërruar atë në një mjet për të trajtuar sfidat e reja.(Vera/Albana)