奇迹---[qí jì]---Mrekulli

Me 36 mijë kilometra hekurudhë me shpejtësi të lartë, ose sa dy të tretat e gjatësisë së përgjithshme të hekurudhës së shpejtësi të lartë në botë, itineraret e ndryshme hekurudhore të Kinës po luajnjë një rol të spikatur në zhdukjen e varfërisë në krahina të ndryshme të vendit. Për shembull, konteja Jinzhai e provincës Anhui të Kinës Qendrore, nëpërmjet zhvillimit të turizmit në bazë të lehtësimit të udhëtimit me linja hekurudhore me shpejtësi të lartë, i dha lumtumirën varfërisë në prillin e sivjetshëm.

Në fakt, si vendi më i madh në zhvillim në botë, mrekullia që Kina krijoi në zhdukjen e varfërisë është një kontribut i jashtëzakonshëm për kauzën botërore në këtë drejtim. Të dhënat nga Banka Botërore tregojnë se arrtijet e Kinës në zhdukjen e varfërisë përbëjnë 70% të përparimit botëror në fushën përkatëse. Nga viti 2012 deri në fund të vitit 2019, numri i popullësisë së varfër kineze u pakësua mbi 90 milionë, përqindja e varfërisë u ul nga 10.2% deri në 0.6% në krahinat e goditura më ashpër nga varfëria. Ndërsa, pas realizimit të zhdukjes së përgjithshme të varfërisë brenda këtij viti, Kina do të përmbushë 10 vjetë më herët objektivin e caktuar në Agjendën e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së.

Tani, pandemia COVID-19 përbën një sfidë serioze të punës së zbutjes së vafërisë në përmasën globale. Sipas një raporti të publikuar në korrik nga OKB-ja, sivjet, 71 milionë banorë në botë mund të rikthehen në varfëri ekstreme dhe treguesit e zhvillimit të njerëzimit do të ulen për herë të parë në 30 vjetët e fundit.

Këtë prill, gjatë vizitës inspektuese në provincën Shaanxi për punën e zhdukjes së varfërisë, presidenti kinez Xi Jinping lëshoi sinjalin e qartë për realizimin para fundit të këtij viti të zhdukjes së përgjithshme të varfërisë në mbarë vendin. Nga ana tjetër, para ndikimeve të epidemisë, qeveria kineze ka marrë një sërë masash për të arritur këtë objektiv. Deri në fund të prillit, mbi 97% e ndërmarrjeve që punësojnë banorët e varfër rifilluan prodhimin. Vëllimi i shitjeve në internet në tetë muajt e parë u rrit 9.5%, një pjesë e konsiderueshëm vjen nga shitja e produkteve bujqësore të krahinave të varfëra. Platformat elektronike dhe promovimi i shitjeve online nëpërmjet transmetimit drejtpërdrejtë janë bërë kanale të spikatura në ndihmesën ndaj njerëzve në vështirësi ekonomike.

Gjithashtu, Kina si një vend i madh i përgjegjshëm, po ndihmon vende të tjera në zhvillim të dalin nga varfëria nëpërmjet shkëmbimeve njerëzore, bashkëpunimit studimor dhe ndihmës teknologjike. Nga projekti i mbjelljeve në Tanzani, zhvillim i fshatrave në Azi Juglindore deri në programin në Fiji të financuar nga Fondi i Paqes dhe i Zhvillimit Kinë-OKB si dhe kurse trajnimi për vendet e Amerikës Latine, Kina po jep kontributin e saj në vende të ndryshme. Lidhur me këtë, përfaqësuesi i Departamentit të Marrëdhënieve e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Afrikës së Jugut, Gert Johannes Grobler u shpreh në një simpozium virtual mbi objektivin e Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së se Kina ka luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhvillimin e Afrikës. "Afrika vlerëson metodën e zhvillimit të Kinës, nga e cila ka mësuar shumë", tha z. Grobler.