资金---[zī jīn]---fonde

Deri në dhjetëditorin e mesëm të gushtit, qeveria qendrore kineze planifikoi fonde të reja financiare në shifrën e mbi 1.6 trilionë juanëve. Këto fonde luajtën një rol të rëndësishëm në kontrollin e parandalimin e epidemisë, stabilitetin ekonomik, garantimin e bazave jetike të popullit etj, thanë përgjegjësit përkatës të Ministrisë së Financave në konferencën e shtypit të 26 gushtit.

Formimi i sistemit të qasjes së drejtpërdrejt të fondeve financiare qendrore është një reformë dhe risi shumë e rëndësishme në politikat financiare të këtij viti, që mund të garantojë shkuarjen e drejtëpërdrejt të fondeve financiare në qytetet dhe distriktet përkatëse për të ndihmuar ndërmarrjet dhe banorët. Zv-ministri i Financave Xu Hongcai u shpreh se sektorët financiarë kanë ndërmarrë shumë masa për ngritjen e këtij sistemi:

"Deri në dhjetëditorin e mesëm të gushtit, përveç fondeve prej 300 miliardë juanësh për uljen e taksave, ndër fondet e administruara nëpërmjet sistemit të drejtpërdrejtë prej 1.7 trilionë juanë, 1.6747 trilionë juanë kanë shkuar në vendet e duhura, duke zënë 98.5% të fondeve të përgjithshme. Kanë mbetur 1.5% të fondeve prej afro 26 miliardë juanësh, për punët e mëvonshme të kontrollit e parandalimit të epidemisë."

Sipas planifikimit të qeverisë qendrore kineze, fondet e arritjes së drejtpërdrejtë synojnë forcimin e aftësisë së sigurimit financiar në sektorët bazë. Drejtori i Buxhetit i Ministrisë së Financave Li Jinhui tha se këto fonde janë përdorur kryesisht në kontrollin e parandalimin e epidemisë, ndihmën ndaj kompanive dhe banorëve në vështirësi, garantimin e jetës baze dhe punësimit si dhe në mbështetje të projekteve të mëdha.

"Për shembull, në Wuhan, 4.726 miliardë juanë janë planifikuar për rindërtimin e 11 spitaleve në zonat qendrore të qytetit dhe përmirësimin e sistemit së shërbimeve mjekësore në sektorët bazë. Në Tianjin etj, fondet përkatëse janë përdorur për blerjen e materialeve mjekësore dhe testimin e acidit nukleik në parandalimin e COVID-19. Në disa qytete të provincës Shandong, fondet përkatëse janë përdorur për subvencionet e garantimit të punësimit ndaj ndërmarrjeve. Në provincën Sichuan, fondet janë përdorur për trajnim dhe arsim profesional falas ndaj banorëve të varfër dhe atyre me vështirësi punësimi. Në disa qytete të Xinjiang-ut, fondet përkatëse janë përdorur për punësimin e banorëve të varfër në rajonet e tjera."