脱钩--- [tuōgōu] ---shkëputje

Më 24 gusht, anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës, njëherësh ministri i Jashtëm, Wang Yi zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë Peter Szijjarto. Pas takimit, dy kryediplomatët dolën për një konferencë të përbashkët shtypi. Një gazetar e pyeti se ditët e fundit, pala amerikane ka zhvilluar shumë sanksione ndaj ndërmarrjeve kineze dhe shpalli se shkëputja e ShBA-së nga Kina është një mundësi. Cili është mendimi i palës kineze ndaj kësaj deklarate dhe cili do të jetë ndikimi mbi bashkëpunimin Kinë-Europë?

Wang Yi tha se e ashtuquajtura "shkëputje" nuk bën sens. Nëse kjo bëhet për motive politike pa parë kërkesat e veta të zhvillimit, kjo gjë do të dëmtojë mirëqënien e banorëve të thjeshtë dhe është një rrugë pa krye. Tani ndodhemi në epokën e globalizmit, vendet e ndryshme mund të shfaqin epërsitë e tyre për të realizuar zhvillim më të shpejtë. Presidenti Xi Jinping vuri në dukje se ekonomia botërore ka konverguar në një det, dhe s'mund të kthehet në shumë liqene. Integrimi i ekonomive të vendeve të ndryshme është produkt natyror i zhvillimit të thelluar të ndarjes ndërkombëtare të punës. Ndalimi i detyruar i bashkëpunimit mes vendeve shkel parimet e ekonomisë së tregut dhe nuk përkon me vullentin e ndërmarrjeve dhe në fund nismëtari i gjithë kësaj do të dëmtojë veten. Nga historia 40-vjeçare pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e ShBA-së shohim se për të nxitur lumturinë e dy popujve, dy vendet duhet të përplotësojnë njëri-tjetrin dhe jo të shkëputen, duhet të integrohen dhe jo të izolohen, duhet të bashkëpunojnë për arritjen e sukseseve të përbashkëta dhe jo të konkurrojnë.

Wang Yi tha se prej ditës së parë të fillimit të Reformës dhe të Hapjes, Kina nisi të integrojë globalizimin. Zhvillimi i Kinës lidhet ngushtë me hapjen ndaj botës. Në të ardhmen, zhvillimi me cilësi të lartë kërkon një hapje me nivel më të lartë. Disa vende ofruan sugjerime dhe dëshira për qarkullimin e ekonomisë kineze. Lidhur me këto, mendojmë se janë probleme gjatë procesit të zhvillimit. Me thellimin e reformës dhe zgjerimin e hapjes në Kinë, këto problemet do të zgjidhen si duhet.

Wang shtoi se Kina dhe Europa janë trupa ekonomike të hapur. Si përkrahës të globalizimit dhe të sistemit tregtar shumëpalësh, nuk lejojmë që koncepti i "shkëputjes" të prishë rendin normal të zinxhirit global të furnizimit dhe të atij industrial dhe nuk lejojmë njëanshmërinë të prekë shkëmbimet normale ekonomike ndërkombëtare. Si vende të pavarura duhet të mbrojmë sovranitetin ekonomik, përfshi atë digjital e të internetit, por kjo nuk do të thotë që të mbyllim reciprokisht tregjet. Ndërsa duhet të rregullojmë më tej integrimin ekonomik, duhet të vazhdojmë më tej hapjen reciproke.

Wang Yi theksoi se Kina është tregu më i madh potencial në botë. Me nxitjen e kërkesës së brendshme, Kina do të ofrojë hapësirë më të gjerë dhe raste më të mëdha tregu për botën. Në kushtet e normalizmit të epidemisë, Kina ende do të organizojë Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit. Zhvillimi i Kinës nuk mund të ndahet nga bota, po ashtu edhe zhvillimi i botës nuk mund të ndahet nga Kina. Çdo përpjekje për "shkëputje" nga Kina do të thotë "shkëputja" nga tregu më i madh botëror si dhe "shkëputje" nga rastet e mëdha të zhvillimit, po ashtu "shkëputja" nga prirja e pandalshme e kohës. (Çang Çuo)