食品---[shí pǐn]---ushqim

Ditët e fundit, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së (FAO), me seli në Romë të Italisë, e përcaktoi 29 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegësimit për Humbjen dhe Shpërdorimin e Ushqimit, për të nxitur bashkësinë ndërkombëtare të përshpejtojë veprimet e pakësimit të humbjes e harxhimit të kotë të ushqimeve. Kryeekonomisti i FAO-s Maximo Torero Cullen tha në një intervistë për CMG-në se epidemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar ndikime negative për sigurinë ushqimore globale. Ai u bëri thirrje vendeve të ndryshme që të bëjnë përpjekje për të pakësuar humbjen e shpërdorimin e ushqimeve dhe të nxitin zhvillimin e vazhdueshëm.

Tani humbja e harxhimi i kotë i ushqimeve në mbarë botën është një sfidë e problem serioz. Sipas vlerësimit të FAO-s, humbja e ushqimeve çdo vit për mbarë botën është 400 miliardë dollarë amerikanë dhe gazi serrë i formuar nga prodhimi i këtyre ushqimeve është barasvlerësi i rreth 1.5 miliardë tonëve dioksid karboni. Cullen vuri në dukje se pakësimi i humbjes dhe i harxhimit të kotë është një punë urgjente:

"Humbja e shpërdorimi i ushqimeve është një sfidë të madhe. Përqindja mesatare e humbjes së ushqimeve në mbarë botën është afro 14%, ndërsa vlera mesatare e humbjes dhe e harxhimit të kotë ka mundësi të arrijë 20 % deri 30 %. Problemi i vendeve në zhvillim është humbja gjatë prodhimit, por problemi i vendeve të zhvilluara është harxhimi i kotë. Nëse nuk përdorim në mënyrë të arsyeshme ushqimet, edhe toka e burimet për të prodhuar ushqimet janë shpërdoruar."

Për pakësimin e humbjes dhe të harxhimit të kotë të ushqimeve, FAO vendosi që 29 shtatori të jetë Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegësimit për Humbjen dhe Shpërdorimin e Ushqimit. Kjo organizatë do të krijojë platformën teknike për të mbledhur dhe ndarë politikat, veprimet e eksperiencat në fushën e pakësimit të humbjes dhe të shpërdorimit të ushqimeve. Lidhur me këtë, Maximo Torero Cullen mendon se nevojiten risi në teknologji e veprime, e njëkohësisht duhet forcuar ndërgjegjësimi:

"Mund të ndjekim metoda të ndryshme. Së pari, do të krijohet baza e të dhënave për të njohur se në cilat hallka ndodh humbja e ushqimit. Së dyti, do të shfrytëzojmë teknologjinë për të ngritur aftësinë e prodhuesve të ushqimeve. Së treti, do të vendosim standarde. Lidhur me pakësimin e harxhimit të kotë, së pari duhet të ndryshohen zakonet e njerëzve, që ata të mësojnë si të konsumojnë në mënyrë të arsyeshme. Njëkohësisht, do të krijohet sistemi i kontrollit për të pakësuar harxhimin e kotë në restorante."

FAO paralajmëroi ditët e fundit se përhapja e epidemisë së koronavirusit të ri ka shkaktuar ndikime negative për sigurinë ushqimore globale. Sipas vlerësimit të ri të OKB-së, për arsye të uljes ekonomike, numri i njerëzve të uritur në mbarë botën do të shtohet nga 83 milionë në 132 milionë. Përqindja e papunësisë, pakësimi i të ardhurave dhe rritja e kostos do të ndikojë në sigurimin e ushqimeve jo vetëm në vendet në zhvillim, por edhe në vendet e zhvilluara, dhe do të shkaktojë ndikim afatgjatë në sigurinë ushqimore. Maximo Torero Cullen u shpreh se, në këto kushte, FAO dhe vendet e ndryshme duhet të përpiqen të ristrukturojnë prodhimin bujqësor përballë problemeve të sjellë nga epidemia:

"Duhet të përmirësojmë tërë sistemin për të pakësuar humbjet e shpërdorimin. Epidemia ka kufizuar kërkesën në tregun global. Prodhuesit s'mund të vazhdojnë eksportet, gjë që do të shkaktojë humbje e harxhim të kotë të ushqimit. Duhet t'i kushtojmë rëndësi ndikimit të epidemisë ndaj bujqësisë dhe të gjejmë metoda zgjidhjeje, si p. sh. duke krijuar "Bankën e ushqimeve" në raste emergjencash etj." (Çang Çuo)