谎言---[huǎng yán]---gënjeshtër

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo bëri më 17 gusht një deklaratë, ku thuhet se Departamenti amerikan i Tregtisë do të shtojë kufizimet ndaj zotërimit prej kompanisë kineze "Huawei" të teknologjisë amerikane, dhe njëkohësisht 38 degë të "Huawei"-t në 21 vende do të përfshihen në "Listën e subjekteve". Ky është një tjetër veprim pengimi prej Pompeo-s e të tjerëve ndaj kompanive kineze, pas goditjes ndaj "Tiktok"-ut dhe shpifjeve ndaj ndërtimit të rrjetit 5G nga Kina në Europën Qendrore e Lindore. Ata shkelin rregullat e ekonomisë së tregut dhe parimet e konkurrencës së barabartë dhe përdorin forcën shtetërore për të penguar funksionimin e ligjshëm të kompanive të vendeve të tjera. Këto veprime dëmtojnë jo vetëm zinxhirin industrial, të furnizimit e të vlerës, po edhe interesat e ShBA-së e imazhin e saj, dhe do të shpejtojnë largimin e kompanive shumëkombëshe nga ShBA-ja.

Ky ndalim i Departamentit amerikan të Tregtisë mbi "Huawei"-n është "skena më e re" në farsën e persekutimit të kompanive kineze. Sipas tij, për çdo mikroçip gjysmëpërçues të prodhuar me pajisje ose softuer amerikan duhet të merret leja e palës amerikane para se t'i shitet "Huawei"-t. Pompeo tha gënjeshtrën se ky ndalim bëhet për të mbrojtur sigurinë kombëtare të ShBA-së, të dhënat private të shtetasve dhe tërësinë e inflastrukturës së 5G-së.

ShBA-ja e zmadhon konceptin e sigurisë kombëtare. Në kushtet kur nuk ka asnjë provë ose dëshmi, ShBA-ja ka marrë masa të ndryshime të ndalimit ndaj kompanive kineze, gjë që ka shkaktuar shqetësim në treg. Kryetari i Shoqatës Amerikane të Industrisë së Gjysmëpërçuesve John Neuffer deklaroi në uebsajtin zyrtar të kësaj shoqate se kufizimi (nga qeveria amerikane) i shitjes së mikroçipave do të dëmtojë seriozisht industrinë e gjysmëpërçuesve. Edhe më serioze është që ky veprim do të dëmtojë më tej besimin e shumëkombësheve te "tregu i lirë" i ShBA-së.

Historia tregon se shumë kompani të suksesshme të vendeve të ndryshme kanë pësuar goditje si "Huawei". P. sh., në prillin e vitit 2013, Frederic Pierucci, zv.presidenti global i kompanisë franceze "Alston", kur gjendej në Nju-Jork, u arrestua nga FBI-ja duke u bërë "peng ekonomik" i goditjes së ShBA-së mbi "Alston"-in. Pas masave të fshehta të ndryshme, më në fund ShBA-ja e "shpërbëri" "Alston"-in, dhe kjo kompani e shkëlqyer franceze ra në duart e GE-së. Gjatë mbi dhjetë vjetëve, ShBA-ja ka shfrytëzuar goditje të ngjashme për të çorganizuar shumë kompani shumëkombëshe europiane. Tani ShBA-ja po mundohet të përsëritë të njëjtën gjë, duke bërë goditje të rëndë ndaj kompanive kineze si "Huawei", "Tiktok" etj., gjë që ka shkaktuar shqetësimin e madh të shumëkombësheve të tjera. Nuk dihet ende se cili do të jetë objekti i ardhshëm i ShBA-së. Cila kompani ka guxim të investojë në "tregun e lirë" të rremë të ShBA-së? (Çang Çuo)