制裁---[zhì cái]---sanksione

Departamenti i Thesarit i ShBA-së shpalli të premten e kaluar të ashtuquajturat sanksione për disa drejtues të agjencive të qeverisë qendrore kineze të lidhura me Hong-Kongun dhe disa zyrtarë të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut. Pas miratimit të "Aktit të autonomisë së Hong-Kongut", kjo është një tjetër ndërhyrje brutale e ShBA-së në çështjet e Hong-Kongut dhe punët e brendshme të Kinës nën maskën e "lirisë", duke shkelur në mënyrë hapur normat themelore të ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Lidhur me këtë, CMG-ja komentoi se këta politikanë amerikanë mendojnë vetëm se si të shkaktojnë telashe për të tjerët çdo ditë dhe nuk kujdesen për të drejtat dhe liritë e njeriut në Hong-Kong. Sa më të zhurmshëm të bëhen ata, aq më shumë ekspozojnë përpjekjet e tyre për të minuar parimin "Një vend, dy sisteme".

Në të ashtuquajturat "sanksione" të ShBA-së këtë herë u përdorën të njëjtat taktika të përbuzshme, siç janë bllokimi i pasurive dhe ndalimi i transaksioneve. Lidhur me këtë, kryeekzekutivja e Hong-Kongut Carrie Lam tha të shtunën në emër të kolegëve që ishin në shënjestër të Shteteve të Bashkuara se "ata nuk tremben nga asnjë frikësim". Në të njëjtën ditë, Luo Huining, drejtori i Zyrës Ndërlidhëse të Qeverisë Qendrore në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, tha: "Unë nuk kam asnjë qindarkë pasuri jashtë vendit. A nuk janë të kota këto përpjekje për sanksione nga ShBA-ja? Sigurisht, unë mund t'i dërgoj 100 dollarë zotit Trump për t'i bllokuar.”Shumë analistë theksuan se kjo deklaratë është një ironi e mrekullueshme për ata politikanë amerikanë që kërcënojnë me "sanksione", vihet në dukje në komentin e CMG-së.

Faktet kanë treguar prej kohësh që krimet e rebelëve janë shkelje e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të Hong-Kongut. "Ligji i sigurisë kombëtare për Hong-Kongun" është një pikë kthese historike, me të cilin jeta e qytetarëve të Hong-Kongut është rikthyer në normalitetdhe ku është manifestuar sundimi i ligjit dhe drejtësisë. Kjo është njohur gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare. Gjatë sesionit të 44-t të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 70 vende shprehën mbështetjen e tyre për "Ligjin e sigurisë kombëtare për Hong-Kongun" dhe u kërkuan vendeve përkatëse që të ndalonin menjëherë përdorimin e çështjeve të lidhura me Hong-Kongun për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës.

Sidoqoftë, disa politikanë amerikanë e kanë bërë një sy të verbër për këtë. Nga i ashtuquajturi "Akt i autonomisë së Hong-Kongut" deri në zbatimin e të ashtuquajturave "sanksione", ata që flasin për "demokracinë" dhe "lirinë" janë pikërisht shkelësit e demokracisë dhe lirisë së banorëve të Hong-Kongut. Në fakt, ata vetë në ShBA kanë më shumë se 20 ligje të sigurisë kombëtare, por përbaltin "Ligjin e sigurisë kombëtare për Hong-Kongun" dhe vendosin të ashtuquajturat "sanksione", duke shfaqur zakonin e tyre të “standardeve të dyfishta”para gjithë botës.

CMG-ja komenton se faktet tashmë janë shumë të qarta. Disa politikanë amerikanë thjesht nuk duan ta shohin Hong-Kongun të përmirësohet, dhe madje, pavarësisht interesit të më shumë se 1300 ndërmarrjeve amerikane dhe 85 000 qytetarëve amerikanë në Hong-Kong, ata në mënyrë të paskrupullt po përpiqen të minojnë parimin "Një vend, dy sisteme" dhe të dëmtojnë zhvillimin e Kinës, për të arritur qëllimet e tyre të mbrapshta politike. Kina kurrë nuk do të lejojë që një grup i vogël politikanëve amerikanë të bëjnë të këqija sipas dëshirës së tyre. Truket e tyre, si "sanksionet", janë të destinuara të dështojnë. (Vera/Artan)