流氓---[liú máng]---vagabond

Kohët e fundit, disa politikanë amerikanë, si sekretari i Shtetit Mike Pompeo, kreu i Byrosë Federale të Hetimeve Christopher Wray dhe këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare Robert O’Brien, në fjalimet e tyre antikineze kanë akuzuar se Kina “ka vjedhur” të drejtat e pronësisë intelektuale të SHBA-së, duke thënë se studentët dhe punonjësit kinezë shkojnë në ShBA për qëllime të tjera. Madje, me këtë arsyetim, ShBA-ja mbylli konsullatën e Kinës në Hjuston, duke dëmtuar rëndë marrëdhëniet dypalëshe.

Është ironike që këta politikanë amerikanë, si Pompeo, janë pikërisht ata njerëz që bëjnë vjedhje sekretesh e spiunazh, duke u përpjekur të pengojnë zhvillimin shkencor e teknologjik të vendeve të tjera. Siç është thënë prej disave, ka politikanë amerikanë si Pompeo që janë bërë politikanë vagabondë.

Por fakti është që ata kurrë nuk kanë paraqitur dëshmi konkrete. Në qershorin e vitit 2019, kur Zyra e Përfaqësuesit Tregtar e ShBA-së zhvilloi seanca dëgjimore për shtimin e tarifave doganore ndaj mallrave kineze, shumë ndërmarrje amerikane u shprehën që shtimi i tarifave me pretekstin e të drejtave të pronësisë intelektuale, është një gabim. Pasi ShBA-ja kërkoi papritmas mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston, shumë media amerikane vunë në dukje që arsyeja se “Kina vjedh të drejtat e pronësisë intelektuale” është e dyshimtë dhe se ky vendim i qeverisë amerikane ka si qëllim ta heqë vëmendjen e publikut nga përgjigjja e dobët antiepidemike dhe për të fituar më shumë vota në zgjedhje.Tani, me shtimin e fuqisë tekniko-shkencore të Kinës, politikanët amerikanë po shqetësohen edhe më shumë. Ata fabrikojnë mashtrimin se "Kina vjedh teknologjinë amerikane" dhe, në të njëjtën kohë, abuzojnë me "sigurinë kombëtare" si pretekst për të vendosur pa baza të arsyeshme sanksione ndaj kompanive kineze. Me përpjekjet për forcimin e "luftës shkencore dhe teknologjike" kundër Kinës, ata po tentojnë të mbrojnë hegjemoninë teknologjike të ShBA-së.

Kina është bërë një fuqi e madhe globale në inovacion e të drejtat e pronësisë intelektuale dhe është motori kryesor në botë për zhvillimin e pronësisë intelektuale. Për një kohë të gjatë, ShBA-ja ka përdorur metoda të ulëta për të vjedhur informacione të rëndësishme dhe të dhëna biznesi të vendeve të tjera, dhe ka zhvilluar sulme kibernetike. Këto veprime janë ndërmarrë madje edhe ndaj aleatëve të saj perëndimorë, dhe ShBA-ja vetë është bërë vjedhësja më e madhe kibernetike në botë.