增长---[zēng zhǎng]---Rritje

Të dhënat statistikore të publikuara më 16 korrik tregojnë se në tremujorin e dytë të sivjetshëm, PBB-ja e Kinës u rrit 3.2 %, në dallim me uljen 6.8% në tre muajt e parë të këtij viti. Rifillimi i punës dhe i prodhimit në Kinë është përshpejtuar më tej, duke frenuar prirjen e tkurrjes së ekonomisë.Kushti paraprak i rikëmbëmbjes së ekonomisë kineze është vënia nën kontroll efektiv e përhapjes së epidemisë. Mirëpo në përmasë globale, përpjekjet e përbashkëta kundër virusit do të mbeten tema kryesore edhe për një periudhë të caktuar. Nën ndikimet e sjella nga pandemia, roli i Kinës për nxitjen e ekonomisë globale po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.

Në raportin mbi qëndrueshmërinë financiare globale të publikuar në qershor nga FMN-ja, u ul përsëri parashikimi për rritjen e ekonomisë botërore sivjet, për shkak të ndikimit të koronavirusit ndaj konsumit, që e kaloi nivelin e parashikuar në fillim. Sipas FMN-së, ekonomia globale pritet të tkurret 4.9 %, kurse Kina do të ketë një rritje prej 1%, duke qenë e vetmja ndër ekonomitë kryesore që do të ketë rritje. Në raport vihet në dukje gjithashtu se sivjet, ekonomitë e zhvilluara dhe ato të reja do të hasin rënie serioze përkatësisht me 8% dhe 3%. Po të mos përfshihet rritja e Kinës, tkurrja e ekonomive të reja do të arrijë në 5%.

Si vendi më i madh i tregtimit të mallrave për tre vjet me radhë, tregtia e jashtme është një ndër forcat kryesore të rritjes ekonomike të Kinës. Të dhënat e fundit nga autoritetet doganore kineze tregojnë se, llogaritur në monedhën kineze RMB, në qershor eksporti dhe importi i Kinës u rritën përkatësisht 4.3 % e 6.2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme, duke realizuar kështu rritje në të dy përbërësit e tregtisë së jashtme.

Prapa rezultateve mbresëlënëse të tregtisë së jashtme qëndron ndihma që ka dhënë Kina për betejën antiepidemike të vendeve të tjera, në të mirë të rigjallërimit të ekonomisë globale. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, trenat ekspres të mallrave Kinë-Europë kanë kryer 5122 udhëtime. Vetëm në qershor 1169 trena të tillë kanë qarkulluar midis Kinës dhe Europës, duke shënuar një rekord të ri në muaj.

Treni i parë me materiale antiepidemike që mbërriti në fund të qershorit në Paris, transportoi 20 milionë maska, 45 milionë palë doreza etj., me një vlerë prej 10 milionë eurosh. Z. Nicholas Giraud, kryemenaxher për biznesin ndërkombëtar në Departamentin e Transportit të Mallrave të Korporatës Kombëtare të Hekurudhave të Francës, u shpreh se treni me materiale antiepidemike, që ka lidhur më ngushtë Francën dhe Kinën, ka domethënie të veçantë. Ai shtoi se e mirëpriste ardhjen e më shumë trenave të tillë.