言论---[yán lùn]---Thënie

Thënieve të ditëve të fundit kundër Partisë Komuniste të Kinës (PKK), si dhe politikës kineze në qeverisjen e rajonit të Xinjiang-Ujgurit nga këshilltari i presidentit amerikan për çështjet e sigurisë kombëtare Robert C. O’Brien, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying iu përgjigj të mërkurën në një konferencë për shtyp në Pekin. Ajo tha se banorët e kombësive të ndryshme në Xinjiang jetojnë të lumtur e të lirë dhe marrin frymë lirisht.

Hua theksoi se Partia Komuniste e Kinës ka përfaqësuar gjithmonë interesat themelore të masave të gjera dhe këmbëngul që të mbështetet te populli, të punojë për popullin dhe ta vërë në plan të parë popullin. Pikërisht për këtë arsye, Partia Komuniste e Kinës ka pasur një nivel përkrahjeje dhe kënaqësie prej 90 % nga populli për shumë vjet me radhë. Nën udhëheqjen e saj, Kina është bërë ekonomia e dytë në botë dhe i vetmi vend me një zhvillim të vrullshëm jo nëpërmjet luftës, kolonializmit dhe skllavërisë.
“Parimi i Partisë Komuniste të Kinës të vënies në plan të parë të popullit dhe të jetës është në kontrast të mprehtë me konceptin e palës amerikane të epërsisë së interesave politike personale dhe kapitalit. Pikërisht për këtë arsye, nën udhëheqjen e fortë të PKK-së, populli kinez është solidarizuar dhe ka fituar në luftën kundër pandemisë së COVID-19, duke mbrojtur në maksimum sigurinë e jetës dhe të shëndetit të masave popullore. Por në ShBA, shifrat e vdekjeve janë në shtim e sipër dita-ditës. Çdo numër përfaqëson një jetë të gjallë të dikurshme,” theksoi Hua.
O’Brien pretendon se PKK-ja ka shtypur ujgurët dhe u shpreh që, për sa kohë që pala kineze do të vazhdojë të shkelë të drejtat e njeriut, qeveria amerikane do të reagojë. Lidhur me këtë, zëdhënësja Hua theksoi se faktet flasin më shumë se fjalët:

“Gjatë mbi 40 vjetëve të kaluar, popullsia në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit u dyfishua, duke arritur nga 5.55 milionë në 11.68 milionë. Në Xinjiang mesatarisht për çdo 530 besimtarë myslimanë ka një xhami dhe numri i përgjithshëm i xhamive atje është dhjetë herë më shumë se në ShBA. Banorët e kombësive të ndryshme në Xinjiang gëzojnë një jetë të kënaqshme, kanë liri dhe mund të marrin frymë lirisht. A keni parë ndonjëherë një shtypje të tillë? ”
Për sa i përket akuzës së palës amerikane që myslimanët në Xinjiang jetojnë nën kontroll të rreptë, zëdhënësja e diplomacisë kineze vuri në dukje se fakti është se vitet e fundit në Xinjiang është zhvilluar veprimtaria e bashkimit të kombësive si një familje dhe kuadrot e niveleve të ndryshme kanë shkuar në bazë për t’u njohur me vështirësitë e banorëve dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve konkrete të tyre në punësim, arsimim, mjekim etj. Gjatë tre vjetëve të fundit, këta kuadro u kanë dhuruar banorëve vendorë 987 milionë juanë e 51 milionë sende, dhe kanë zgjidhur 18 milionë probleme, të cilat janë mirëpritur shumë nga banorët e thjeshtë të kombësive. “Politikanët amerikanë nuk kujdesen për vështirësitë e popullit, por vetëm për interesat politike personale, prandaj patjetër që nuk i kuptojnë këto aktivitete ndihmëse në Xinjiang,” theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying. (Wang Lei)