人权---[rén quán]---Të drejtat e njeriut

Më 14 korrik, Shoqata Kineze e Studimit të të Drejtave të Njeriut botoi artikullin "Hendeku i pasurisë përkeqëson më tej çështjen e të drejtave të njeriut në ShBA", në të cilin zbulohet hendeku midis pasurisë dhe varfërsië në vendin më të fuqishëm të botës. Ky problem ka çuar në pabarazinë e shoqërisë amerikane dhe ka varfëruar më tej të varfërit.

Sipas artikullit, polarizimi i shpërndarjes së të ardhurave në ShBA është bërë më i dukshëm, shtresa e mesme sa vjen dhe zvogëlohet, ndërkohë niveli i varfërisë mbetet i lartë. Sipas të dhënave përkatëse, pasuria e 0.1% familjeve më të pasura amerikane është e barabartë me atë të 90% familjeve më të varfra amerikane. Në raportin e veçantë të OKB-së mbi varfërinë ekstreme dhe të të drejtave të njeriut, vihet në dukje se ShBA-ja ka hendekun më serioz të pasurisë ndër vendet perëndimore, ku dhjetëra miliona banorë amerikanë jetojnë në varfërinë.
Sipas raportit të Rezervës Federale Amerikane në vitin 2018, 43% familjet amerikane shpenzuan më shumë se të ardhurat e tyre. 40% banorëve në ShBA nuk kishin mundësi të mbulonin shpenzimet mjekësore urgjente, të riparojnë makinën apo dhe shpenzime të tjera të papritura prej 400 dollarësh. Dhjetëra mijëra të rinj hoqën dorë nga ndjekja e studimeve të larta për shkak të varfërisë, ndërkohë që miliona studentë morën kredi të madhe për të vijuar studimet e larta.
Për shkak të hendekut afatgjatë të pasurisë dhe diskriminimit të strukturës, është dobësuar aftësia e shtresës amerikane me paga, të cilat përballojnë krizën e mbijetesës nën goditjen ekonomike të sjellë nga epidemia e COVID-19. Sipas njoftimeve të 23 prillit nga Reuters, të pastrehuarit po qëndrojnë në banesa sociale të mbushur me njerëz dhe është shumë e vështirë që të respektohet distancimi social, virusi mund të përhapet në mënyrë të lehtë.

Sipas njoftimeve të 7 majit të revistës "Nature", studiuesit zbuluan pas testimit se gjendja në azilet e tejmbushura ka dalë jashtë kontrollit.
Sipas njoftimeve të 7 majit nga "Forbes", shumë fëmijë amerikanë përballen me problemin e urisë gjatë epidemisë së COVID-19. Deri në fund të prillit të vitit 2020, një në pesë familje amerikane vuajti nga kriza ushqimore.
Sipas njoftimeve të prillit të vitit 2020 në "The Atlantic", pasi personat me të ardhurat e ulët u prekën nga sëmundjet, "e shtynë për më vonë mjekimin, për shkak të mungesës së parave". Në ShBA, dhjetëra milionë banorë nuk patë sigurime shëndetësore dhe kostoja e mjekimit në dhomën "ICU" për pacientët e prekur nga virusi COVID-19 arriti në dhjetëra mijë dollarë.
Por përse ky hendek kaq i madh në ShBA?
Sipas këtij artikulli, sistemi amerikan shpërfilli të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore të banorëve. Qeverisë amerikane i mungon vullneti politik për të zgjidhur këtë problem, meqenëse sistemi politik amerikan lidhet ngusht me interesat e kapitaleve. Në kohën e sotme, qeveria amerikane është bërë përfaqësuesja e të pasurve.
Sipas këtij artikulli, prirja e diferencimit të pasurisë amerikane do të vazhdojë për një periudhë të gjatë, duke i sjellë ndikim negativ serioz të drejtave të njeriut në ShBA. (Xu Guang)