建设---[jiàn shè]---Ndërtim

Herët në mëngjesin e 13 korrikut, një personel profesional teknik dhe menaxherial prej 215 vetash nga Korporata e Ndërtimit “Gezhouba” e Kinës, mbërriti me një aeroplan të posaçëm të kompanisë ajrore “Air China“ në Aeroportin Ndërkombëtar të kryeqytetit të Pakistanit Islamabad. Teksa gjendja epidemike në Pakistan vazhdon të jetë e rëndë, ndërtuesit e projektit të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan u kthyen në vijën e parë dhe filluan punën e ndërtimit.

Zhong Ke është drejtuesi i ekipit elektrik të hidrocentralit “Suquiquenari”. Ai u kthye si zakonisht në Kinë për një pushim të shkurtër, por këtë here, për shkak të epidemisë së COVID-19, iu desh të qëndronte aty për gjysmë viti pasi u kthye për pushime në janar të këtij viti. Kjo gjë që e bëri atë shumë të shqetësuar. Zhong Ke menaxhon rreth 100 punonjës pakistanezë në projekt, shumica e të cilëve janë praktikantë të tij. Zhong Ke tha që, kur ishte në Kinë, ai mbante kontakte me punonjësit pakistanezë të projektit.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Islamabadit, Zhong Ke menjëherë hipi në autobusin që shkonte për në hidrocentralin “Sukikenali”. Pas izolimit dhe testimit të acidit nukleik, ai mund të rihynte përsëri në kantierin e ndërtimit të hidrocentralit dhe të punonte së bashku me kolegët e tij.

Shi Yu, menaxher i përgjithshëmi i degës në Pakistan të korporatës “Gezhouba”, u tha gazetarëve se 215 kolegët kinezë që shkuan në Pakistan me Zhong Ke-në janë specialistë teknikë në pozicionet kryesore, që janë shumë të nevojshme për projektin. Kthimi i tyre në punë do të shpejtojë ecurinë e ndërtimit të veprës. Ai tha: "Për shkak të detyrës urgjente të rifillimit të projektit, ne morëm një aeroplan të posaçëm dhe transportuam personelin kryesor për të cilin vija e parë e projektit në Pakistan ka nevojë urgjente, duke përfshirë kryesisht disa pozicione kryesore. Ne besojmë se, pasi të mbërrijnë inxhinierët në këto pozicione kryesore teknike, kjo do të luajë patjetër një rol të madh në promovimin e projektit tonë, duke lehtësuar në mënyrë efektive mungesën e punonjësve në projekt dhe përshpejtimin e përparimit të punës projektuese, duke frymëzuar në mënyrë efektive të gjithë stafin e projektit".

Që nga shpërthimi i epidemisë, korporata “Gezhouba” ka organizuar tre fluturime të posaçme për kthimin në punë. Së shpejti, ajo do të dërgojë gjithashtu dy aeroplanë të posaçëm për të vazhduar dërgimin e ekipeve teknike kineze në projektin e Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan dhe projekte të tjera.